Connect with Us

Aksidentoi 63 vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja/ Sa vite burg rrezikon Ilda Bejleri

Kronika

Aksidentoi 63 vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja/ Sa vite burg rrezikon Ilda Bejleri

Publikuar

-

Moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri po përballet me një situatë aspak të këndëshme, pas aksidentit që shkaktoi mbrëmjen e djeshme pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës, rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Pasi u shqërua fillimisht në polici, moderatores iu sekuestrua edhe makina, ndërsa mësohet se Prokuroria ka ngritur dy akuza.

Bejleri do të hetohet në gjendje të lirë për  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

LEXO EDHE:  Autobusi merr para dy automjete/ Dyshohet për disa të lënduar

Nëse këto 2 akuza provohen, atëherë, në bazë të kodit penal, Ilda rrezikon të dënohet me gjobë, ose me burgim deri në 1 vit.

NENI I KODIT PENAL:

“Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ushtronte lojëra fati/ Arrestohet menaxheri i një lokali në Lushnjë

Publikuar

-

Nga

Një person ka rënë në pranga, pasi ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë së Lushnjës arrestuan 32 vjeçarin me iniciale E.M., me banim në Lushnjë.

Ai akuzohet për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi në ambientin e lokalit që ky shtetas menaxhonte, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 3 laptopë të markës “HP”, me logo si ato të lojërave te fatit, 24 tableta të markës “Samsung”, me logo si ato të lojërave të fatit, 6 bileta si ato lojërave të fatit, me siglën “Top Game Racing” dhe 2 printerë, të cilët shërbenin për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

LEXO EDHE:  Egjipt/Pesë vjet burg për blogerin pro-demokracisë

LEXO EDHE:  Treni përplas dhe tërheq zvarrë makinën/ Ndërrojnë jetë tre persona

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Vlorë/ Makina aksidenton motorin, plagoset drejtuesi i mjetit

Publikuar

-

Nga

Një aksidenti i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një automjet tip Opel me targë AA020SI, ka aksidentuar një motor.

Drejtuesja femër e automjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në polici, ndërsa drejtuesi i motorit është transportuar në spital.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjike/ E reja i jep fund jetës një ditë pas ditëlindjes

Publikuar

-

Nga

Një vajzë nga qyteti i Istogut është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në rrugën “Ibrahim Rugova” .

Viktima është një 33-vjeccare e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur për Express, zyra për komunikim në Policinë e Pejës.

“Mund të ju konfirmojmë se rreth orës 10:00, policia është informuar se në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Istog një femër gjendej në një banesë pa shenja jete. Njësitë relevante bashkë me mjekun kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të policisë së Pejës.

LEXO TE PLOTE