LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Agjencia BIRN nën akuzë për shantazh/ Kompania zvicerane bën lëvizjen e radhës

13 Shkurt 2020, 10:05, Politikë CNA
Agjencia BIRN nën akuzë për shantazh/ Kompania zvicerane bën

Pak ditë më parë, Agjencia BIRN-Albania është akuzuar për mashtrim nga kompania zvicerane ?Terraoil Sëiss?, e cila operon në Shqipëri në fushën e hidrokarbureve prej 9 vitesh.

Akuzat vinë pas një shkrimi të datës 7 shkurt të këtij viti, ku BIRN theksonte se kjo kompani i ka transferuar naftën e Visokës një kompanie serbe me pronar rus.

Kompania e akuzon BIRN-in se ka mashtruar me qëllim për t?i dëmtuar imazhin kompanisë si dhe si formë shantazhi për të ndikuar në vendimin e gjykatës për të mos i dhënë të drejtën kompanisë në operimin e fushave naftëmbajtëse në Cakran-Mollaj, ku është shpallur fituese.

Ndërkohë, sot mësohet se kompania ?Terraoil Sëiss? i ka dërguar një letër Marija Ristic, drejtoreshës së BIRN, ku shprehet se Kryeredaktori i Birn Albania Besar Likmeta, po keqpërdor agjencinë mediatike, për shantazh dhe dizinformim.

Firma deklaron se BIRN-Albania, qëllimisht është përfshirë në një aferë ?për interes të një pale të tretë?, duke luajtur ?një lojë të pisët? e duke dëmtuar rëndë kompaninë Terraoil Sëiss.

?Këmbëngulja e tij (Besar Likmeta) për t?u përfshirë edhe më tej në analiza çështjesh gjyqësore që janë ende në proces gjykimi, dekonspiron hapur përfshirjen e tij në mënyrë të qëllimshme në këtë ?lojë të pistë?, duke keqpërdorur në mënyrë ekstreme besimin dhe besueshmërinë e Agjencisë që Ju përfaqësoni, gjë që na përforcon bindjen se kjo fushatë e egër spekulimi, mashtrimi e shantazhi mediatik nuk ka ndodhur si pasojë e ndonjë keqkuptimi, naiviteti apo pakujdesie, por ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme për të mbështetur e favorizuar grupe me interesa të errëta që po shantazhojnë për t?u ricikluar përsëri në aferat e tyre të hapura, pasojat e të cilëve akoma nuk janë mbyllur?, shkruhet në letër.

?Ne do të shpresojmë për një mundësi tjetër tuajën zj Ristic si dhe të prestigjiozes BIRN që Ju e përfaqësoni, se do të analizoni me shumë seriozitet e ndershmëri shqetësimin tonë të përsëritur nga ku dëshirojmë të dilni me një qëndrim publik realist për këtë çështje, në mënyrë që qëllimi dhe besueshmëria e agjencisë prestigjioze BIRN të mbetet e pacënuar?, mbyllet reagimi.

Letra e plotë:

E nderuar zj. Ristic,

Në vijim të shantazit mediatik dhe dizinformimit që me kokfortësi po vazhdon t?i serviret opinionit publik brenda dhe jashtë Shqipërisë nga Kryeredaktori i Birn Albania, z.Besar Likmeta, duke keqpërdorur besueshmërinë e agjensisë Birn-Albania të cilën ju e përfaqësoni, e vlerësojmë të arsyeshme që t?ju bëjmë thirje të analizoni me seriozitet veprimet e tij të rënda, me të cilat është përfshirë në një veprimtari të pandershme nga pikpamja etike dhe profesionale si dhe të paligjshme, veprime me të cilat kanë dëmtuar dhe po vazhdojnë të dëmtojnë rëndë kompaninë Terraoil Swiss dhe interesat publike të qindra aksionarëve të saj publik, të nxitur e shtyrë nga motive të ulëta që nuk kanë asnjë lidhje me mbrojtjen e interesave publike për të cilat është e motivuar Agjensia prestigjoze BIRN.

Edhe pas këtij dëmi të rëndë që na është shkaktuar, do të dëshironim që të ishim ne të gabuar në vlerësimin tonë, se BIRN-Albania qëllimisht është përfshirë në një aferë të tillë ?për interes të një pale të tretë? siç jua kemi theksuar edhe në përgënjeshtrimin  që ju kemi dërguar më datën 8 shkurt 2020; dhe kjo do të ishte gjysma e së keqes, por fatkeqësisht, këmbëngulja e tij për t?u përfshirë edhe më tej në analiza çështjesh gjyqësore që janë ende në proces gjykimi, dekonspiron hapur përfshirjen e tij në mënyrë të qëllimshme në këtë ?lojë të pistë?, duke keqpërdorur në mënyrë ekstreme besimin dhe besueshmërinë e Agjencisë që Ju përfaqësoni, gjë që na përforcon bindjen se kjo fushatë e egër spekulimi, mashtrimi e shantazhi mediatik nuk ka ndodhur si pasojë e ndonjë keqkuptimi, naiviteti apo pakujdesie, por ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme për të mbështetur e favorizuar grupe me interesa të errëta që po shantazhojnë për t?u ricikluar përsëri në aferat e tyre të hapura, pasojat e të cilëve akoma nuk janë mbyllur. Këtë bindje na e përforcojnë plotësisht edhe reagimet e sotme të disa mediave të ?vogla? në Shqipëri që nuk janë në nivelin e medias që Ju përfaqësoni, por që kanë kapur ?fillin e lëmshit? të krijuar dhe mbetet të besojmë se ky lëmsh do të shpërbëhet deri në fund.

Do të ishte në nderin tuaj profesional, por edhe një ?ndjesë? ndaj Terraoil Swiss si dhe Agjensisë BIRN, besueshmëria e së cilës është keqpërdorur, që ?këtë fill të këtij lëmshi? që u ekspozua sot në medi, ju personalisht ta vazhdoni ?shpërbërjen? e tij, nëpërmjet një investigimi shumë të thjeshtë, real e të vërtetë, veprim me të cilin me të vërtetë do t?i bëni një shërbim të madh interesit publik brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Qëndrimi juaj publik ndaj një investigimi të tillë do të nxjerri në dritën e diellit insinuatat e BIRN-Albania për lidhjet e Terraoil Swiss me ?gjigandin Gazprom? dhe ?interesat ruse?, lidhjet e Terraoil Swiss me ?interesat serbe?, nxjerrjen e ?sekretit shtetëror? e akuza të tjera si këto, si dhe do të vërtetojë se kush qëndron në prapavijën e kësaj kryqëzate mediatike, subjekte dhe përfaqësues të të cilave  BIRN-Albania është angazhuar t?i përfaqësojë në ?mbrojtjen e interesova të tyre që u janë shkelur e cenuar? sipas ?investigimit? të kryer prej tij?

Ne do të shpresojmë për një mundësi tjetër tuajën zj Ristic si dhe të prestigjiozes BIRN që Ju e përfaqësoni, se do të analizoni me shumë seriozitet e ndershmëri shqetësimin tonë të përsëritur nga ku dëshirojmë të dilni me një qëndrim publik realist për këtë çështje, në mënyrë që qëllimi dhe besueshmëria e agjencisë prestigjioze BIRN të mbetet e pacënuar.

Mbetet që të shpresojmë ende në mirëkuptimin tuaj.

Lajmet e fundit nga