Connect with Us

“Zbatimi i Reformës Zgjedhore”/ Ambasadorja amerikane vlerëson Hajdarin e Gjonin

Politikë

“Zbatimi i Reformës Zgjedhore”/ Ambasadorja amerikane vlerëson Hajdarin e Gjonin

Publikuar

-

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari nga grupi demokrat dhe Ralf Gjonin .

Sipas postimit në faqen e ambasadës, Kim ka shprehur vlerësimin e saj ndaj dy deputetëve për qëndrimin në Kuvend dhe faktin që nuk dogjën mandatet.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u shprehu deputetëve të opozitës Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni vlerësimin e saj për qëndrimin të angazhuar në procesin demokratik dhe vijueshmërinë e punës për çështje të rëndësishme në Parlament.

Gjatë takimit të tyre më 11 shkurt, Ambasadorja dhe dy deputetët biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore, gjë e cila është thelbësore për forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të saj” shkruan ambasada amerikane./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk jam anëtar i LSI-së”/ Meta flet për përplasjet me Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për Euronews Albania, ndër të tjera ka folur edhe për rolin e tij në LSI dhe mos ndakortësitë me Monika Kryemadhin.

Moderatoja Ilva Tare, e pyeti Metën nëse është më mirë të jesh President apo kryetar i LSI-së.

“Më mirë të jesh i lirë. Të jesh krenar para vendit dhe para njërëzve. Kur ti merr një vendim të drejtë, koha është gjyqtari dhe gjykatësi më i mirë për cdo politikani.

LEXO EDHE:  Bojë të kuqe ndaj Ralf Gjonit/ Arben Ahmetaj “godet’ LSI

LEXO EDHE:  "Do të sjell një model të ri politik"/ Paralajmëron Rudina Hajdari

Kjo është arsyeja pse në kohe kam pasur uljet dhe ngritjet e mia, por përsëri ja ku jam”.

Duke folur më tej, Meta u pyet dhe pse shfaqet herë pas herë sikur nuk ka ndakortësi me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, njëkohësisht bashkëshortja e tij.

‘”Sepse për disa cështje vërtet, unë kam mendim të njëjtë me Kryemadhin. Së dyti unë nuk jam anëtar i lëvizjës së LSI-së që duhet të ndjek zonjën Kryemadhi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E kanë kthyer në sport shkeljen e Kushtetutës”/ Meta: Mazhoranca po dënon me vdekje Reformën në Drejtësi

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, ka komentuar ligjin e sapo miratuar në Parlament nga mazhoranca për mënyrën e kryerjes së betimit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Meta u shpreh se shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës, ndërsa theksoi se do të shprehet në momentin kur ligji t’i mbërrijë në zyrë për dekretim.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Parlament, por prej kohësh në Parlamentin tonë është lajm kur miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutë. Shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës.

Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar, por në vijim të marrëzimit që ka ndodhur me zbatimin antikushtetues të reformës në drejtësi. Nuk habitem që të ketë ndodhur ndonjë marrëzi e tillë. Kur ligji të mbërrijë në Presidencë do të shprehem në mënyrë zyrtare.

LEXO EDHE:  Rama krijon “shoqatë” me deputetin e ri?/ Jemi të dy viktima

LEXO EDHE:  Bojë të kuqe ndaj Ralf Gjonit/ Arben Ahmetaj "godet' LSI

Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që rrëzon Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje çdo minimum kredibiliteti që mund t’i ketë mbetur reformës në drejtësi”, është shprehur Meta gjatë intervistës për “Euronews Albania”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta pret ministrin e jashtëm turk/ Shqipëria dhe Turqia, potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e marrëdhënieve

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Meta e falenderoi për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe i shprehu ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe ortekut në Turqi.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të klimës së biznesit dhe rritjes së investimeve turke në veçanti në vendin tonë.

“Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregëtare. Investimet turke janë të mirëpritura!”, u shpreh Presidenti Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE