Connect with Us

Video/ Bardhi nuk ‘i ndahet’ Ramës: Pse OFL nuk bllokon makinën luksoze të vëllait tënd?

Politikë

Video/ Bardhi nuk ‘i ndahet’ Ramës: Pse OFL nuk bllokon makinën luksoze të vëllait tënd?

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi nuk “i ndahet” kryeministrit Rama, pas largimit të këtij të fundit me një makinë të blinduar nga Selia e PS, pak minuta pas arrestimit të Vladimir Gjutës.

Bardhi ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe një video nga fjala e kryeministrit Rama për operacionet OFL.

Bardhi shkruan se të gjithë e dinë se Olsi Rama përdor makinë luksoze dhe ia jep atë herë pas here kryeministrit Rama.

Po ashtu, Bardhi ngre pyetjen se përse nuk bllokohet ky automjet luksoz nga ana e OFL-së.

“Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri.

Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:

– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?

– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?

LEXO EDHE:  Gazmend Bardhi kërcënon Ramën/ Paralajmëron akte dhune

– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?”, shkruan Bardhi në reagimin e plotë të tij./CNA.al

Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:- Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?- Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?- Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?

Gepostet von Gazment Bardhi am Mittwoch, 12. Februar 2020

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta ngren sërish tonet/ “Nuk ka asnjë vagabond ndërkombëtar…”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, teksa foli për situatën poltike në vend, është shprehur ndër të tjera se Kuvendi duhet të vetëshpërndahet pasi nuk afron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve.

“Kuvendi duhet të vetëshpërndahet. Nuk ofron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve. Ky është një Kuvend ilegjitim.

Ju garantoj se Presidenti nuk është mur por është një kala në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk ka as ndonjë vagabond ndërkombëtar që mund ta vejë këtë në diskutim”, tha Meta për Euronews Albania./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk jam anëtar i LSI-së”/ Meta flet për përplasjet me Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për Euronews Albania, ndër të tjera ka folur edhe për rolin e tij në LSI dhe mos ndakortësitë me Monika Kryemadhin.

Moderatoja Ilva Tare, e pyeti Metën nëse është më mirë të jesh President apo kryetar i LSI-së.

“Më mirë të jesh i lirë. Të jesh krenar para vendit dhe para njërëzve. Kur ti merr një vendim të drejtë, koha është gjyqtari dhe gjykatësi më i mirë për cdo politikani.

LEXO EDHE:  Digjet makina me targa false

LEXO EDHE:  Gazmend Bardhi kërcënon Ramën/ Paralajmëron akte dhune

Kjo është arsyeja pse në kohe kam pasur uljet dhe ngritjet e mia, por përsëri ja ku jam”.

Duke folur më tej, Meta u pyet dhe pse shfaqet herë pas herë sikur nuk ka ndakortësi me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, njëkohësisht bashkëshortja e tij.

‘”Sepse për disa cështje vërtet, unë kam mendim të njëjtë me Kryemadhin. Së dyti unë nuk jam anëtar i lëvizjës së LSI-së që duhet të ndjek zonjën Kryemadhi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zbatimi i Reformës Zgjedhore”/ Ambasadorja amerikane vlerëson Hajdarin e Gjonin

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari nga grupi demokrat dhe Ralf Gjonin .

Sipas postimit në faqen e ambasadës, Kim ka shprehur vlerësimin e saj ndaj dy deputetëve për qëndrimin në Kuvend dhe faktin që nuk dogjën mandatet.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u shprehu deputetëve të opozitës Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni vlerësimin e saj për qëndrimin të angazhuar në procesin demokratik dhe vijueshmërinë e punës për çështje të rëndësishme në Parlament.

Gjatë takimit të tyre më 11 shkurt, Ambasadorja dhe dy deputetët biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore, gjë e cila është thelbësore për forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të saj” shkruan ambasada amerikane./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE