Connect with Us

U kap me armë dhe para pranë selisë së PS-së/ Çfarë tha Vladimir Gjuta pas arrestimit

Kronika

U kap me armë dhe para pranë selisë së PS-së/ Çfarë tha Vladimir Gjuta pas arrestimit

Publikuar

-

Është zbardhur deklarata e Vladimir Gjutës dhënë pas arrestimit, teksa u prangos në afërsi të selisë se PS-së.

Gjuta ka treguar që armën dhe një dorezë hekuri i kishte me vete për siguri dhe jo për ndonjë ngjarje raporton “Top Channel”.

“Armën dhe dorezën i kisha për vetëmbrojtje dhe për të ruajtur paratë është shprehur Gjuta”, tha zyrtari i policisë për gazetaren Anila Hoxha.

Më tej Gjuta ka deklaruar se: “Lekët janë të miat dhe të familjes. Unë gjendesha aty për t’i thyer në dollarë pasi kështu e kishim lënë me familjarët dhe me babanë”.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Ministrit gjerman/ S’ka BE për Serbinë pa pajtim me fqinjët

Në total Gjutës iu sekuestruan 121 mijë euro, 27 mijë dollarë amerikanë, 22 mijë paund dhe 664 mijë lekë, ku përfshihen edhe shumat që ju gjetën në banesë.

Vladimir Gjuta pritet të dalë për masë sigurie i akuzuar për kosumimin e tre veprave penale dhe konkretisht për “pastrim të parave”, “armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtje e armëve të ftohta” (doreza). Pistoleta dhe 23 fishekët, tha një burim i laboratorit të kriminalistikës, janë dërguar për ekspertim balistik për të saktësuar nëse ishte apo jo kjo armë në gjendje të rregullt./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas biçikletën në Vlorë/ Në gjendje të rëndë drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Një tjetër aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë.

Mësohet se në “Pyllin e Sodës” një automjet ka përplasur një biçikletë duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e saj.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Vlorës po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe ndalimin e autorëve.

Ndërkaq, një tjetër aksident u regjistrua pak më herët në fshatin Peshkëpi,ku rezultojnë të palgosur pesë persona./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makinat bëhen copë në Vlorë/ Pesë të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një aksident  i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Peshkëpi, ku janë përfshirë tre automjete.

Paraprakisht flitet për pesë persona  të plagosur.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësisa e madhe dhe parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla/ Arrestohet 22-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë i ndaluari është shtetasi me inicialet XH. A, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë në rrugën e Xhabrahimëve, ku dyshohet se do të shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasit me inicialet O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjetin me të cilin lëvizte 22-vjeçari.

LEXO EDHE:  Arrestohet Vladimir Gjuta/ Akuzohet se kercenoi dhe vendosi tritol ne familjen e ministrit Tahiri

LEXO EDHE:  Moisiu: Urgjenca rri 24 orë hapur

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE