Connect with Us

SHBA i bën thirrje Kinës të pranojë ndihmën amerikane për koronavirusin

Bota

SHBA i bën thirrje Kinës të pranojë ndihmën amerikane për koronavirusin

Publikuar

-

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA përsëri i bënë thirrje Kinës të pranojë ndihmën e ekspertëve amerikanë për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgoi një ekip ekspertësh ndërkombëtarë në Kinë të hënën, por ende nuk dihet nëse në këtë grup përfshihen edhe amerikanë.

OBSH nuk iu përgjigj pyetjes së Zërit të Amerikës për përbërjen e ekipit.

Dr Anne Schuchat, Zëvendës Drejtore Kryesore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u tha gazetarëve të martën në Uashington se “CDC ka dhënë emra për ekipin e OBSH-së dhe ne zakonisht jemi pjesë e ekipeve të OBSH-së”.

Schuchat theksoi se epidemiologët amerikanë, si dhe virologët, ekspertët e kontrollit të infeksionit, ekspertët e karantinës “kanë shumë për të ofruar”, dhe se mund të jetë shumë e dobishme që Kina të ketë ekspertë të huaj në një epidemi.

Ekspertët amerikanë pritet të mësojnë më shumë rreth sëmundjes ndërsa e luftojnë atë.

“Është me rëndësi shumë kritike për ne që të kuptojmë rrugët e ndryshme të transmetimit dhe fuqinë e plotë të virusit, që mund të na ndihmojë me modelet tona se çfarë ndikimi mund të ketë, nëse virusi përhapet në shumë vende,” tha zonja Schuchat.

LEXO EDHE:  Kongresmeni amerikan thumon Ramën

Që nga fillimi i janarit, SHBA ka ofruar të dërgojë ekspertë në Kinë për të ndihmuar në kontrollin e koronavirusit.

Më 6 janar Qendrat e ShBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ofruan dërgimin e një ekipi amerikan, dhe më 27 janar, Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar përsëriti ofertën për homologun e tij kinez Dr. Ma Xiaowei.

Pasi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus arriti marrëveshje me Presidentin Kinez Xi Jinping për të pranuar një ekip ndërkombëtar ekspertësh gjatë takimit të tyre në 28 janar, zyrtarët e SHBA nisën përpjekjet për të përfshirë grupin amerikan të ekspertëve në misionin e OBSH-së në Kinë.

“Me sa di, në diskutimet e fundit ka pasur prirje nga ana e Kinës për ta pranuar atë,” tha zonja Schuchat.

Ekspertët amerikanë të shëndetit gjithashtu i kërkuan Kinës të marrë ekspertizën e SHBA në kontrollin e epidemive./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  Raporti/ Ballkani nuk pret, SHBA-BE të veprojnë përmes integrimit gradual

LEXO EDHE:  Fatmir Mediu flet nga SHBA: Po shkatërrohet besimi në demokraci

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“80 miliardë euro që Greqia të dilte nga BE”/ Ish ministri tregon ndërhyrjen që prishi planin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së fundmi një ofertë që Gjermania i ka bërë Greqisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për televizionin ANT1, Kammenos tregoi se Gjermani kishte ofruar 80 miliardë lekë vetëm që Greqia të mos ishte më pjesë e BE.

“Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schaeuble”, tha ai.

Ish-ministri pretendon se u desh ndërhyrja e Amerikës dhe Francës që të shpërbëhej një plan i tillë, i lidhur nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis dhe homologut i tij gjerman.

LEXO EDHE:  Zjarr dhe furi!/SHBA-Kore e Veriut gati për luftë vdekjeprurëse! (Video)

LEXO EDHE:  OBSH shpalli emergjencë ndërkombëtare për shkak të koronavirus/ Manastirliu mbledh Task-Forcën  

Kammeno deklaron se kjo çoi Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Varoufakis e ka kundërshtuar dhe i ka quajtur të pavërteta këto pretendime. Ish-ministri i Financave e quajti Kammenon shpifës profesionist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thirrja e ambasadorit Grenell për qeverinë Kurti/ Doni investime amerikane, hiqni taksën ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ritheksoi të martën kërkesën për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Në një postim në rrjetin social twitter, ambasadori Grenell tha se “është thelbësore që tarifat të hiqen, në mënyrë që investimet të funksionojnë”.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një postimi po në twitter të shefit ekzekutiv të programit për Kosovën të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, lidhur me investimet e kësaj korporate në Kosovë.

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se ambasadori Grenell ka komunikuar gjatë ditës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani, të cilëve, sipas RTK-së “ua ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë investime miliona dollarëshe në Kosovë, nëse hiqen tarifat. “Megjithëkëtë’, sipas njoftimit të RTK-së, “SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, citon televizioni publik një burim të tij.

Korespondenti i radios “Zëri i Amerikës” ju drejtuar zyrës së ambasdorit Grenell me kërkesen për të sqaruar njoftimin lidhur me pezullimin e investimeve.

Zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin në përgjigjen e tij u shpreh se “Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata. Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato “si masa të reciprocitetit ” gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell.

LEXO EDHE:  OBSH shpalli emergjencë ndërkombëtare për shkak të koronavirus/ Manastirliu mbledh Task-Forcën  

LEXO EDHE:  Pse është e mundur rizgjedhja e Donald Trumpit për një mandat tjetër

Qeveria e re e Kosovës e ka kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Por, ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë i qeverisë së re…

LEXO TE PLOTE