Connect with Us

Pse OFL nuk e fillon aksionin nga Surreli?/ Rama përgjigjet në Kuvend

Politikë

Pse OFL nuk e fillon aksionin nga Surreli?/ Rama përgjigjet në Kuvend

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama foli për paketën Anti-KÇK në Kuvend dhe iu përgjigj pyetjeve se përse nuk e fillon Operacioni Forca e Ligjit aksionin me vilën e kreut të qeverisë në Surrel.

Rama tha se nuk mund ta hetojë vetë pasurinë e tij, ndërsa nënvizoi se pasurinë e ka deklaruar në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive.

“Ka njerëz që pyesin pse nuk filloni nga Surreli, sepse nuk jemi ne që duhet të bëjmë këtë, mund ta kontrolloj unë pasurinë time? Unë pasurinë time dhe të gjithë ne pasurinë tonë e deklarojmë qysh se kemi hyrë në këtë rrugë, ka një ligj që na detyron ta deklarojmë të gjithë. Edhe një numër i caktuar zyrtarësh janë subjekt i deklarimit të pasurive, e deklarojnë dhe deklaratat e pasurisë sonë të përvitshme janë në një dosje në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive. Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive është aty për të kontrolluar pasuritë tona, është institucion i pavarur, e bën mirë, se bën mirë kjo është një çështje që duhet ta diskutojmë”, theksoi kryeministri nga foltorja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Gazin lotsjellës e morëm në Kosovë”/ Paloka zbulon qëllimet e Ramës dhe Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pranoi se gazin lotsjellës e morën nga Kosova.

Sipas Palokës, fakti që gazi është marrë në Kosovë, e bën shumë më të rëndë përgjegjësinë e tyre.

“Ky nuk është një veprim prej naivesh , por i menduar mirë nga ai që puthet me zëdhënësin e Milloshevicit dhe shfryn me urrejtje ndaj kryeministrave të Kosovës.
Rama dhe Lleshi i tij, mund t’i gjenin kudo bombat , por qëllimisht i morën neë Kosovë nga bashkëpuntorët e tyre, për të nxitur armiqësinë midis shqiptarëve ne dy krahët e kufirit.
Sigurisht që nuk do t’ja arrijnë dhe nesër do të përgjigjen dhe për tradhtinë e tyre”, shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nga foltorja e Kuvendit/ Ka politikanë të lidhur me krimin, në media njerëz të paguar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur nga foltorja e Kuvendit për aksionin anti KÇK.
Rama ka pranuar se ka politikanë që janë të lidhur me krimin.

Sipas tij, po ashtu edhe në media ka njerëz të paguar që bëjnë avokatin e krimit të organziuar.

“Ka politikanë që janë të lidhur me krimin, por janë ata që flasin më shumë se si krimi është i lidhur me politikën. Është një operacion që e fut thikën mu në zemër të krimit të organizuar, duke godituir pasurinë. Në burg këta njerëz vazhdojnë me veprimtarinë e tyre dhe kalojnë në sallën e regjisë të mbrojtur nga muret e shtetit dhe duke përfituar nga lidhje të gjithë hershme, kudo për të pasur komunikimim normal dhe për të drejtuar nga burgu operacionet fitmimprurëse. Nuk mjafton burgu për këta, këta duhen zhveshur nga pasuria e paligjshme dhe ky operacion këtë do bëjë”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jemi bërë by*hë pambukër”/ Gjuzi për 100- vjetorin e Tiranës: Veliaj e ktheu në disko, kush je ti nga Berati…

Publikuar

-

Nga

Deputeti Kujtim Gjuzi në fjalën e mbajtur në seancën plenare në Kuvend ka komentuar festimin e 100- vjetorit në Tiranë.

Gjuzi u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj, fjalimin e mbajtur mbrëmjen e kaluar e ktheu në disko.

Ai e konsideron fjalën e Ramës si serioze, por thotë se nuk duhet t’i ngjajë ish- diktatorit libian Muammar Gaddaf, i cili qëndroi në pushtet 41 vite.

“Erion Veliaj e bëri disko fjalimin, kush je ti që na vjen nga Berati do të na fusësh në sherr ne, si nuk ftove profesorë dhe akademikë që janë nga Tirana por na flet ti. Kishim dhe kryeministrin që ishte serioz. Mos ngjaftë Gaddafit se i bie që me mesatare të jetojë edhe nja 20 vite të tjera.
Jemi bërë bythë pambukër ne, që e bëmë Tiranën metropol me 1 milion banorë ndërsa diktatura 148 mijë banorë e çoi. Pavarësisht se rriti sipërfaqen territoriale se diktaturat bëjnë edhe ndonjë gjë të mirë por vrasin. Po të jetë disa nga ju këtu duhet të vritemi, të vetëvritemi, se për interesa disa duan që të vriten shqiptarët dhe të largohen”, thja Gjuzi./CNA.al

LEXO TE PLOTE