LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mbante pasaportë shqiptare me identitet të rremë”/ Hoxha tregon si u arrestua Gramoz Rexhepi në Ekuador

12 Shkurt 2020, 21:59, Kronika CNA
“Mbante pasaportë shqiptare me identitet të rremë”/

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tregoi historinë se si ka rënë në prangat e autoriteteve të Ekuadorit Gramoz Rexhepi, i akuzuar si urdhërues i pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Prengës.

Hoxha tha se Rexhepi është arrestuar në 6 qershor të vitit 2014, në një operacion për kapjen e kokainës. Ai deklaroi se 40-vjeçari është kapur në qendër tregtarë dhe ka qenë në shoqërinë e një personi  të njohur nga shteti dhe të disa personave të njohur në botën e krimit.

Sipas gazetarit, Rexhepi ishte i pajisur me një pasaportë të rregullt shiptare, me identitet të rremë, të lëshuar nga autoritetet tona, ndonëse vetë kishte vite pa ardhur në Shqipëri.

?Gramoz Rexhepi ka pasur një pasaportë të rregullt shqiptare, me identitet të rremë, ndërkohë që ai s?ka qenë fare në Shqipëri, që nga viti 2006. Ai ka nxjerrë pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Ky ishte në 10 më të kërkuarit nga Interpoli, ishte arratisur nga tre burgje të BE dhe Interpolit i janë dashur 3 muaj që ta vërtetojnë se Lulzim Murataj ishte Gramoz Rexhepi?, u shpreh Hoxha në emisionin ?Opinion?.

Më tej ai theksoi se 40-vjeçari po shlyen dënimin me 13 vite burg, të cilin e ka ankimuar në Gjykatën e Lartë.

?Rexhepi po e bën burgun në Ekuador, se ai e ka mbajtur. Po vuan dënimin me 13 vite burg atje. Ka kërkuar ekstradim të tij Italia. E ka në kërkim edhe Anglia, edhe Spanja, edhe Gjermania. Por ai vetë ka kërkuar ekstradim edhe Shqipëria. Në fakt edhe ai dëshiron ta sjellin në Shqipëri, ku ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Lartë?, nënvizoi gazetari.

Hoxha la të kuptohej se intervistën që zhvilloi me Rexhepin e ka kërkuar ky i fundit, teksa deklaroi se më kollaj e gjejnë ata (të akuzuarit për krime), sesa i gjen ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga