Connect with Us

Maliqi nuk kursen akuzat ndaj Sorecës/ Ç’është ky që na thotë po ndjekim paratë?

Politikë

Maliqi nuk kursen akuzat ndaj Sorecës/ Ç’është ky që na thotë po ndjekim paratë?

Publikuar

-

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Lefter Maliqi nuk ka kursyer akuzat ndaj ndaj ambasadorit të BE, Luigi Soreca.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare për interpelancë më ministrin Lleshaj, Maliqi ka thënë se ambasadorët e kanë lënë Shqipërinë në mjerim.

“Na del ky Soreca, ç’është ky? Që na thotë po ndjekim paratë… Kështu po bëjnë këta, e lanë Shqipërinë në mjerim. Ky e keni informacionin? Ku e keni luftën kundër krimit. Ku ka të fortë me shtetin? Jeni ju që keni këtë sistem të korruptuar politik. Këtu tregohen përralla. Soreca qeshte aty. I thoshte shiko këtë se ky është… i kapur nga KÇK i Bashkimit Evropian. Ne besojmë tek ambasadorja Amerikane.” tha Maliqi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri i Jashtëm turk paralajmëron Shqipërinë/ “FETO është rrezik dhe kërcënim për të ardhmen”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka mbajtur një takim me homologun turk, Mevlut Cavusoglu.

Gjatë një konference të përbashkët, Cavusoglu dha detaje nga takimi, ndërsa e cilësoi Shqipërinë si investitorin më të madh në Shqipëri

Më tej ai paralajëmroi rrezikun që i sjell organizata FETO Shqipërisë, teksa theksoi se është kërcënim për popullin.

“FETO nuk është e rrezikshme vetëm në Turqi, por edhe në vendet ku ajo ndodhet. Është një organizatë që kontrollohet nga shërbimet e disa vendeve. I kemi shpjeguar edhe rrezikun që ato paraqesin. Nuk kam shifra të sakta, por ka me qindra që presim të kthehen. Ne nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë një portë sigurie për FETO-n. Ne mendojmë që prania e FETO-s është një rrezik dhe kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë, e falënderojmë çfarë ka bërë, por e dimë që nuk është e lehtë”, tha Cavusoglu, ndërsa paralajmëroi edhe vizitën e presidentit turk në Shqipëri Tayyip Erdogan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi marrëdhënie të shkrumbuar me presidentin”/ Salianji tregon “prapaskenat” për zgjedhjet e parakohshme

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me domosdoshmërinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në vendin tonë.

Salianji u shpreh zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri dhe do të zhvillohen kjo është e pashmangshme.

“Ka nevojë për zgjedhje të parakohshme ato nuk bëhen për të sjelle një opozite ne pushtet, por në vend ne kemi një krizë politike, kemi një krizë ekonomike, sociale dhe gjithashtu kemi marrëdhënie të shkrumbuar me presidentin kemi dhe prioritetin që është integrimi për në BE. Vetëm zgjedhjet e parakohshme dhe qeveria që do të zgjedhin qytetarët do të bëjnë të mundur mbështetjen e qytetarëve dhe të gjithë partive të tjera. Në politike nuk ka asnjëherë të folur me siguri, deri më tani jemi provuar ne si të vërtetë. Ju e mbani mend që Rama dhe numri dy i PS thonin se në dhjetor do të kishin reformë zgjedhore, por që nuk e arritën dot këtë fakt pasi është e rëndësishme që pjesë do të ishte një tryezë politike”, tha Salianji.

LEXO EDHE:  “Ua kuptoj sikletin, por koha s’pret më”/ Vasili “thumbon” Sorecën

LEXO EDHE:  “Ua kuptoj sikletin, por koha s’pret më”/ Vasili “thumbon” Sorecën

Ndër të tjera ai ka theksuar se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme nuk ka lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi pasi tashmë në një mënyrë apo tjetër janë krijuar institucionet e reja të drejtësisë pavarësisht mënyrës së si funksionojnë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takim me Sorecën/ “Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimet e opozitës”

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me ambasadorin e BE-së Luigi Sorecën.

Basha ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama për krizën në vend dhe për paketën Anti-KÇK.

Lideri i demokratëve theksoi se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimet e opozitës, duke pretenduar se nuk ka asnjë marrëveshje me Ramën.

“Opozita nuk ka ndryshuar kërkesat dhe i qëndrojmë asaj të zgjedhjeve të parakohshme. Për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur dhe një qeveri që u shërben të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Qeveria  është produkt i krizës politike. Ai ia ka vënë vetë emrin kësaj krize që është krijuar nga KÇK. E patë OSBE ODHIR. Dorëzimin e shtetit para krimit. Nuk është lista e dëshirave të Bashës por thirrja e çdo shqiptari. Të zgjedhin këtë krizë. Reforma administrative nuk ka prodhuar atë që u premtua. Ka ardhur koha që si pjesë e zgjidhjes të rishikohen reformat Administrative”, deklaroi Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE