Connect with Us

Lojra fati në lokal/ Arrestohen 11 persona në Tiranë, mes tyre dhe pronari

Kronika

Lojra fati në lokal/ Arrestohen 11 persona në Tiranë, mes tyre dhe pronari

Publikuar

-

Goditet një tjetër rast i organizmit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në rrugën “Haxhi Kika” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker”

Si rezultat i operacionit, në orët e para të mëngjesit të sotëm u kapën dhe u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzimi i krimit”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit:
Xh. S., 21 vjeç, K. A., 20 vjeç, H. Ç., 24 vjeç, Sh. G., 38 vjeç, B. Ç., 30 vjeç, D. C., 21 vjeç, A. A., 35 vjeç, të shtatë banues në Tiranë dhe E. Ç., 25 vjeç, S. M., 44 vjeç dhe F. K., 42 vjeç, të tre banues në Fier
Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe pronari i lokalit, shtetasi H. T., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim

LEXO EDHE:  Plagosi punëtorin brenda në banesë/ Arrestohet autori

Nisur nga informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Haxhi Kika”, në ambientet e një lokali me pronar shtetasin H. T., ushtrohej veprimtari e kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit dhe se ky shtetas kishte venë në dispozicion të kësaj veprimtarie ambientet e lokalit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan operacionin dhe gjatë kontrollit të ushtruar, në orën 00:30, të datës 12.02.2020 kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasve të lartpërmendur, të cilët po ushtronin aktivitetin e palejuar të lojërave të fatit

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: një tavolinë e përshtatur për tavolinë pokeri, sasi lekësh dhe eurosh, fisha dhe letra bixhozi, një bllok me shënime për aktivitetin e lojërave të fatit, një DVR, si dhe telefona që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Fouristrada përmbyset në mes të rrugës

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Fouristrada përmbyset në mes të rrugës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër pranë fshatit Lazarat.

Mësohet se një fuoristradë tip “Suzuki” ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar prej këtij aksidenti.

Ndërkaq, policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Momente paniku afër tunelit të Krrabës/ Makina merr flakë në ecje, disa të lënduar

Publikuar

-

Nga

Momente paniku afër tunelit të Krrabës/ Makina merr flakë në ecje, disa të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tuneli i Krrabës.

Në momentin që automjeti ka shpërthyer në flakë ka qënë në lëvizje afër vendit të quajtur Mamël jo shumë larg tunelit.

Sipasojë e flakëve kanë pësuar lëndime të lehta pasagjerët të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Përfituan 3,7 mln euro/ Drejtoresha e fondacionit: Isha në delir

LEXO EDHE:  Çmimet e qirave në Tiranë më të larta në rajon/ Eurostat jep alarmin

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Shkozë/ Përplasen dy makina

Publikuar

-

Nga

Aksident në Shkozë/ Përplasen dy makina

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Shkozës, Tiranë.

Mësohet se një automjet tip ‘Ford’ është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Audi’.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE