LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I vunë flakën makinës së policit/ Pranga dy personave ne Elbasan

12 Shkurt 2020, 12:32, Kronika CNA
I vunë flakën makinës së policit/ Pranga dy personave ne

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Zjarrvënësit”.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë të mundur zbardhjen e dy ngjarjeve, djegie automjetesh, njëri prej të cilëve ishte në pronësi të një punonjësi policie, të ndodhura në muajin dhjetor 2019 dhe në muajin janar 2020.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit dymujor dhe pas një pune të mirëorganizuar nga ana e strukturave të Komisariatit te Policisë Elbasan, u finalizua operacioni policor i koduar “Zjarrvënësit”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
?G. H., 31 vjeç, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për plagosje.
?B. R., 20 vjeç, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta persona janë autorë të dy ngjarjeve kriminale të djegieve të automjeteve në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

– Më datë 24.12.2019, rreth orës 21:50, në lagjen ?5 Maji?, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme, mjeti tip ?Benz?, në përdorim nga shtetasi K. K.
– Më datë 09.01.2020, rreth orës 00:10, në lagjen ?28 Nëntori?, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip ?Pasat?, në pronësi të shtetasit E. Gj.
Po nga informacionet e marra dyshohet se shtetasit G. H. dhe B. R., në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer djegie të automjeteve, në qytetin e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Shkatërrimi i pronës me zjarr ?, kryer në bashkëpunim./CNA.al

Lajmet e fundit nga