Connect with Us

“Gazin lotsjellës e morëm në Kosovë”/ Paloka zbulon qëllimet e Ramës dhe Lleshajt

Politikë

“Gazin lotsjellës e morëm në Kosovë”/ Paloka zbulon qëllimet e Ramës dhe Lleshajt

Publikuar

-

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pranoi se gazin lotsjellës e morën nga Kosova.

Sipas Palokës, fakti që gazi është marrë në Kosovë, e bën shumë më të rëndë përgjegjësinë e tyre.

“Ky nuk është një veprim prej naivesh , por i menduar mirë nga ai që puthet me zëdhënësin e Milloshevicit dhe shfryn me urrejtje ndaj kryeministrave të Kosovës.
Rama dhe Lleshi i tij, mund t’i gjenin kudo bombat , por qëllimisht i morën neë Kosovë nga bashkëpuntorët e tyre, për të nxitur armiqësinë midis shqiptarëve ne dy krahët e kufirit.
Sigurisht që nuk do t’ja arrijnë dhe nesër do të përgjigjen dhe për tradhtinë e tyre”, shkruan Paloka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasja Rama-Meta për emërimet në Kushtetuese/ Komisoni i Venecias zbarkon në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një delegacion i Komisionit të Venecias ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë 3 ditore.

Mësohet se vizita është në kuadër të dhënies së opinionit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, që shkaktuan ngërç dhe debate mes mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta.

Mësohet se rreth orës 9:30  të mëngjesit të ditës së nesërme delegacioni i Venecias do të mbajë një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, për ta vijuar më tej me anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor në orën 10:40.

Me Metën pritet që të takohen në orën 12:00, ndërsa 16:00 do të takohen me Arta Vorpsin.

LEXO EDHE:  Foto-Basha “zhgrryhet” me ministrat e Ramës

LEXO EDHE:  “Fosilet e së shkuarës”/ Vasili sulmon ashpër Ramën dhe Ruçin  

Gjithashtu një delegacioni i Komisionit të Venecias do të mbajë një takim edhe me kreun e KED-së Ardian Dvoranin në 10:15 të 14 shkurtit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama zbulon skandalin me pronat në Durrës/ Shikoni ç’po heqim me zonat për të rindërtuar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një skandal me zonat që do të rindërtohen në Durrës pas tërmtit të 26 nëntorit.

Sipas Ramës, me mijëra katrorë të pronës publike, që në hartë duken bosh dhe në pamje të parë duken sikur janë të shtetit, janë bërë me pronarë

“Shikoni ç’po heqim me zonat për të rindërtuar në Durrës, me mijëra e mijëra katrorë të pronës publike, që në hartë duken bosh dhe në pamje të parë duken sikur janë të shtetit, por kur futesh nëpër labirinthe sheh lloj lloj rrumash, që janë bërë pronarë me hektarë. Po marrim një risk reale, në kushtet kur sistemi i drejtësisë është ende fraxhil, por ama kemi arsye të besojmë se këtë betejë do ta fitojmë, pasi kemi SPAK. SPAK ka lindur për këtë, SPAK është aty që të bëjë këtë”, tha Rama nga foltorja e Kuvendit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fshehu dy dënime në Zvicër/ KQZ i heq mandatin këshilltarit të PS në Kamëz

Publikuar

-

Nga

KQZ i heq mandatin anëtarit të Këshillit Bashkiak të Kamzës Mirush Dema.

KQZ ka marrë këtë vendim pas kërkesës së Prokurorisë, e cila deklaronte se Dema rezulton me dy dënime të mëparshme në Zvicër.

Ai ka fshehur dënimet në formularin e dekriminalizimit. Dema ka rënë në kurthin e një polici të infiltruar në vitin 2014, pasi i ka ofruar këtij të fundit t’i shesë 4 qese heroinë. Ndonëse e kuptoi kurthin, i riu u dënua nga gjykata dhe dënimi iu konvertua me gjobë.

Gjithashtu, ai është dënuar për dhunim banese në Gjenevë, pasi ka hyrë pa leje në bodrumin e një ndërtese.

LEXO EDHE:  Foto-Basha “zhgrryhet” me ministrat e Ramës

LEXO EDHE:  Nis protesta e opozitës, qytetarët kërkojnë largimin e Metës

Mirush Dema rezulton të jetë arrestuar dhe më pas dëbuar nga autoritetet sueseze. Ky nuk është socialisti i vetëm që rezulton i dënuar më parë, pasi deri më tani ia janë hequr mandatet kryebashkiakëve të Shkodrës dhe Kamzës, Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku.

Ndërkohë, opozita ka ngritur akuza se kanë qenë të dënuar më parë dhe e kanë fshehur në formularin e dekriminalizimit edhe Mark Babani i Vaut të Dejës dhe Qerim Ismailaj i Mallakastrës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE