Connect with Us

“E kanë kthyer në sport shkeljen e Kushtetutës”/ Meta: Mazhoranca po dënon me vdekje Reformën në Drejtësi

Politikë

“E kanë kthyer në sport shkeljen e Kushtetutës”/ Meta: Mazhoranca po dënon me vdekje Reformën në Drejtësi

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, ka komentuar ligjin e sapo miratuar në Parlament nga mazhoranca për mënyrën e kryerjes së betimit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Meta u shpreh se shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës, ndërsa theksoi se do të shprehet në momentin kur ligji t’i mbërrijë në zyrë për dekretim.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Parlament, por prej kohësh në Parlamentin tonë është lajm kur miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutë. Shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës.

Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar, por në vijim të marrëzimit që ka ndodhur me zbatimin antikushtetues të reformës në drejtësi. Nuk habitem që të ketë ndodhur ndonjë marrëzi e tillë. Kur ligji të mbërrijë në Presidencë do të shprehem në mënyrë zyrtare.

LEXO EDHE:  Socialistët nuk heqin dorë nga shkarkimi i Metës/ Ulsi Manja shpjegon planin që do të ndiqet

Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që rrëzon Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje çdo minimum kredibiliteti që mund t’i ketë mbetur reformës në drejtësi”, është shprehur Meta gjatë intervistës për “Euronews Albania”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. ben

    12 Shkurt, 2020 at 8:31 pm

    te djeg lekura e kurrizit Like??…mos u merzit…aty afer e ke kerrbacin..nje dite do te te bjere mbi krye…do e thyesh edhe ti qafen…heee…po e ndjen fundin??..ske cben..kshu eshte kur je mbathur me florinjte e ketyre fukarenjeve shqiptare qe po marin udhet e botes per nje kafshate buke..e ti tall bythen me florinjte..me pasurine e tyre

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Regres në politikë/ Arta Dade: Kur ishim ne në qeveri kishim këshilltarë me integritet

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade e ftuar në “Byro Politike” ku po diskutohet situata politike ndër vite, u shpreh se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit.

“Nuk flas për programet apo dokumentet themelorë të forcave politike, por theksoj se demokracia është e barasvlefshme me sundimin e ligjit. Politika ka qenë e kujdesshme që me pëgjegjësitë që mori të ishte konform.

Kur kemi qenë në qeveri kishim këshilltarë me integritet dhe i mernim në konsiderata atë çfarë na konsideronin. Edhe shumë gjëra ka ndryshuar dhe kjo mund të jetë një regres./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Betohen para KLP 10 prokurorët e rinj/ Soreca: Panorama e drejtësisë shkon përtej jetës personale

Publikuar

-

Nga

Gjatë ditës së sotme u bë betimi i prokurorëve të rinj që u emëruan ditën e djeshme.

Mësohet se ceremonia e organizuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë u zhvillua në prani të anëtarëve të Këshillit, Ambasadorit të BE Luigi Soreca, përfaqësueseve nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, EURALIUS-it, OPDAT-it, drejtuesit të SPAK Arben Kraja, etj.

Kreu i KLP Gent Ibrahimi uroi prokurorët e rinj dhe i shprehu mbështetjen e institucionit që ai drejton.

“Është moment i rëndësishëm për ju, por është moment i rëndësishëm edhe për ne si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë por edhe më gjerë , për të gjithë shoqërinë shqiptare. Të gjithë e dimë se viti 2020 është një vit i rëndësishëm por edhe delikat sa i përket sistemit të drejtësisë. Ndërsa viti 2019 u karakterizua nga proceset që në si këshilla kemi ndjekur për të ardhur tek rezultatet tona dhe rezultatet tona jeni ju. Rezultatet e Reformës në Drejtësi janë puna juaj. Pra, viti 2020 duhet të jetë viti i rezultateve dhe në këtë kuptim mendoj që ne kemi bërë pjesën tonë dhe tani ju merrni stafetën për të bërë pjesën tuaj”, tha ai.

LEXO EDHE:  Topalli thirrje për protesta/ Të rrëzohen Rama, Basha, Meta dhe Veliaj

LEXO EDHE:  Meta dekoron “Atlantikun”, si “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

Ndërkohë, Soreca shprehu urimet e tij, duke i kujtuar se lufta për drejtësi shkron përtej jetës personale.

“Ju përfaqësoni brezin e ri. Kjo ceremoni është një ogur i mirë për ju, për drejtësinë që pret populli shqiptar gjithashtu edhe për vendin. Më besoni që edhe vetë delegacioni evropian ka pritur nga Shqipëria pikërisht këtë ditë dhe ju jeni pjesë e panoramës së madhe së drejtësisë në këtë vend, e cila shkon përtej jetës personale të secilit prej jush. Qëllimisht i kërkova Kryetarit të më linte disa sekonda për t’ju përshëndetur personalisht dhe t’ju përcillja këtë mesazh. Kështu që besoj se kur të vijmë në zyrat tuaja do të kemi mundësi të takohemi sërish bashkë. Urime dhe suksese,” theksoi ambasadori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Anti-KÇK batutë turshie”/ Ironizon Zheji: Edhe modelin e syzeve e ka skicuar Rama

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artur Zheji e ka cilësuar si batutë kafeneje paketën Anti-KÇK, duke shprehur se mosbesimin te aksionet e Operacionit Forca e Ligjit.

“KÇK nuk ekziston që ti si kryeministër t’i imponosh opinionit një batutë kafeneje që thuhet duke ngrënë salçiçe me birrë, qofte dhe turshi. Kap ça të kapësh është një batutë turshie. Kjo shoqërohet me meze, shtrydhet birra dhe hahet dhe thuhet KÇK”, tha ia në studion e lajmeve të Ora News.

Gazetari nuk i kurseu ironitë, teksa komentoi paraqitjen e agjentes bjonde që jep njoftimet për hapat e hedhura nga OFL.

LEXO EDHE:  Meta “kopjon” Berishën/ Ja çfarë publikon në rrjetet sociale

LEXO EDHE:  “Skandali i Butrintit”, pazar i pastër, përfitues miku i Ilir Metës dhe Edi Ramës

“Pse i duhet një bionde, shumë e lezetshme ajo, por nuk është për atë rol. Atë e dinë të gjithë, nga kush ruhet, nga cili kriminel ruhet. Ajo bën një show dhe ngre standardin skenik televiziv kinematografik të policisë. Ajo le të shkojë të konkurrojë për ndonjë film diku. Jam i sigurt, por nuk mund ta provoj që edhe modelin e syzeve e ka skicuar vetë ai dhe ja ka miratuar Lleshaj edhe kapelën edhe ato shallet që mbajnë në kokë”, theksoi Zheji./ CNA.al

LEXO TE PLOTE