LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dritan Dajti në "sitën" e OFL-së/ I dërgohet formulari për të deklaruar pasurinë

12 Shkurt 2020, 10:09, Kronika CNA
Dritan Dajti në "sitën" e OFL-së/ I dërgohet

Agjentja bjonde e Operacionit Forca e Ligjit deklaroi sot se i është dërguar formulari për të deklaruar pasurinë Dritan Dajtit dhe të dënuarit për trafik droge Xhevdet Troplini.

Dritan Dajti, me banim në Tiranë, ka qenë i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Ndërkohë, Troplini, me banim në Durrës, ka qenë i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Agjentja bëri me dije se OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special./ CNA.al

Lajmet e fundit nga