LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Plasin armët mes bandave të partisë në Shkodër

12 Shkurt 2020, 16:47, Denoncim CNA
Denoncimi/ Plasin armët mes bandave të partisë në

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet sociale përplasjen me armë në qytetin e Shkodrës, nga ata që quhen bandat qeveritare.

Sipas qytetarit dixhital, policia erdhi 15 minuta me vonesë në vendngjarje dhe kjo, sipas tij, është bërë me qëllim që bandat të kishin rrugën e lirë për t?u larguar.

?Breshëri ne mes te bandave te partise ne qender te qytetit!
Narkopolicia bene gjasme sikur i kap!
Lexoni mesazhet e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha!
Sot perseri ne lagjen Parruce banoreve dhe tregtareve ju rrezikua jeta nga bandat e Edvin Krimit. Para 40 min jane gjuajtur bandat nga makinat e tyre dhe kane rrezikuar jete njerezish. Policia ka vonuar 15 min per te vajtur ne vendngjarje me qellim qe bandat te kishin rruge te lire dhe te mos ju hynte gjembi ne kembe. Brenda dy javeve Shkodra ka perjetuar ty beteja bandash. Shkodranet jane te trembur dhe kane frike te dalin ne rruge si ne vitet 1997 ku bandat e Gramoz Ruçit terrorizuan qytetin.
Shkodranet kane disa pyetje për Edvin Mafinë dhe Sandër Mafinë:
Kur do goditen bandat?
Kur qytetaret do dalin te sigurt nga shtëpitë e tyre?
Kur do jene te sigurte bizneset nga gjobat ?
A ekziston Shkodra për ju dy?
A ekziston OFL, SPAK, etj ne Shkoder??, shkruhet në postimin e plotë të Berishës./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga