Connect with Us

Dalin pamjet kur trupi i Prengës nxirret nga “Range Roveri”/ Lala zbulon detaje tronditëse

Kronika

Dalin pamjet kur trupi i Prengës nxirret nga “Range Roveri”/ Lala zbulon detaje tronditëse

Publikuar

-

Dalin pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë në bodrumin e resortit “Golden”, ku shihet momenti kur pengmarësit e Jan Prengës largojnë trupin e pajetë të 49-vjeçarit.

Në fotot e publikuara nga News 24, shihet se disa persona të maskuar nxjerrin trupin e Prengës nga automjeti luksoz Range Rover dhe e fusin në një furgon të bardhë të mbyllur.

Më pas këto persona tentojnë të fshijnë gjurmët e krimit me solucion dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje tronditëse lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës, ndërsa tha se ekzistojnë edhe disa pamje të tjera ku shfaqen autorët e krimit me lopata dhe kazma në duar.

“Janë pamjet e para që dalin nga kamerat e resortit lukso “Golden”. Janë këto pamje, ku sipas hetuesve, shfaqen të gjithë personat që kanë marrë pjesë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës. Siç shihet nga fotot, tregohen të gjitha lëvizjet dhe veprimet që janë kryer me pengun. Personat që kanë marrë pjesë në pengmarrje fillimisht shkojnë në garazh të maskuar, nxjerrin trupin e pajetë të Prengës dhe më pas e zhdukin. Në këto foto, personat mbajnë maska e kapele, pra janë kujdes të mos identifikohen, por duke harruar kamerat e resortit.

LEXO EDHE:  Gjyqi ndaj Saimir Tahirit/ Klodiana Lala zbardh detajet nga seanca

Më pas, personat heqin rrobat, pastrojnë gjithë dyshemenë dhe automjetin, për të zhdukur gjurmët, dhe më pas i marrin të gjitha rrobat, i fusin në një thes të zi dhe i kanë djegur më pas. Ka dhe pamje, ku ata shfaqen me lopata dhe kazma, që ngre dyshime se ata e kanë varrosur trupin e pajetë. Çështja ka kaluar në kompetencë të SPAK, pasi ka dyshime të forta dhe prova që këta persona kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Mënyra si veprojnë me trupin e pajetë është makabre. Është një hetim i nisur që më 17 janar, kur Prenga u mor peng. Hetimi do të shtrihet në 3-4 qytete të vendit, ku janë përfshirë njëherësh disa grupe kriminale”, tha Lala./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkëmbim zjarri mes dy makinave në Shkodër/ Policia në ndjekje të autorëve

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë lidhur me të shtënat me armë në Shkodër.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të plagosur, pas një shkëmbimit të zjarrit të ndodhur në qendër të qytetit.
Raportohet se shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur mes dy makinave Fuoristradë dhe një “Benzi”.

Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të personave që qëlluan me armë.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që priten të dhëna zyrtare nga policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishin kthyer në “makthin” e qytetarëve/ Arrestohen dy hajdutët në Korçë

Publikuar

-

Nga

Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndodhura dy muajt e fundit në qytetin e Korçës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve, të ndodhura dy muajt e fundit në qytetin e Korçës, në lagjet nr 7, 8, 9, 12 dhe 17, ku autorët iu vidhnin qytetarëve nga xhepat telefona celularë dhe në biznese sasi lekësh, bënë të mundur ndalimin e shtetasve në kërkim:

• L. E., 44 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

• A. K., 19 vjeç, banues në Korçë.

44-vjeçari, është ndaluar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për pesë vjedhje të ndodhura përgjatë muajve dhjetor, janar dhe shkurt në Korçë, ku si rezultat i punës hetimore të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve, ky shtetas dyshohet se iu ka vjedhur pesë qytetarëve, celularët respektivë të tyre të markës “Samsung”, një prej të cilëve iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  Gjyqi ndaj Saimir Tahirit/ Klodiana Lala zbardh detajet nga seanca

LEXO EDHE:  Prishja e pazareve të drogës/ Si u porosit nga burgu i Ekuadorit pengmarrja e Jan Prengës

Ndërsa ndaj shtetasit A. K., Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin e datës 11.02.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas është autor i dyshuar i dy vjedhjeve ngjarje të ndodhura në lagjet nr. 7 dhe 12, ku në dyqanet e dy qytetarëve 19-vjeçari, ka vjedhur një sasi lekësh dhe 10 steka cigare.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rikthehen plumbat në Shkodër/ Dyshohet për të plagosur

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë zjarri ka pasur mesditën e sotme në Shkodër në lagjen “Pacurrë”.

Dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë ka persona të plagosur.

Nuk dihen ende detaje nga ngjarja ndërkohë që pritet reagimi zyrtar nga policia.

Së fundmi Shkodra është ndeshur shpesh me situata kriminale. Kujtojmë ngjarjen e fundit të ndodhur disa ditë më parë ku mbeti e plagosur një grua në pedonalen e qytetit./CNA.al

LEXO TE PLOTE