Connect with Us

“Anti-KÇK batutë turshie”/ Ironizon Zheji: Edhe modelin e syzeve e ka skicuar Rama

Politikë

“Anti-KÇK batutë turshie”/ Ironizon Zheji: Edhe modelin e syzeve e ka skicuar Rama

Publikuar

-

Gazetari Artur Zheji e ka cilësuar si batutë kafeneje paketën Anti-KÇK, duke shprehur se mosbesimin te aksionet e Operacionit Forca e Ligjit.

“KÇK nuk ekziston që ti si kryeministër t’i imponosh opinionit një batutë kafeneje që thuhet duke ngrënë salçiçe me birrë, qofte dhe turshi. Kap ça të kapësh është një batutë turshie. Kjo shoqërohet me meze, shtrydhet birra dhe hahet dhe thuhet KÇK”, tha ia në studion e lajmeve të Ora News.

Gazetari nuk i kurseu ironitë, teksa komentoi paraqitjen e agjentes bjonde që jep njoftimet për hapat e hedhura nga OFL.

LEXO EDHE:  3,000 euro një uniformë policie/ Malltezi thumbon keq Ramën: Ja menderosin edhe Hugo Boss

“Pse i duhet një bionde, shumë e lezetshme ajo, por nuk është për atë rol. Atë e dinë të gjithë, nga kush ruhet, nga cili kriminel ruhet. Ajo bën një show dhe ngre standardin skenik televiziv kinematografik të policisë. Ajo le të shkojë të konkurrojë për ndonjë film diku. Jam i sigurt, por nuk mund ta provoj që edhe modelin e syzeve e ka skicuar vetë ai dhe ja ka miratuar Lleshaj edhe kapelën edhe ato shallet që mbajnë në kokë”, theksoi Zheji./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali i mësuesit që kërkonte favore seksuale/ Malaj kërkon dorëheqjen e ministres Shahini

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj ka reaguar për ndalimin nga policia të mësuesit të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa”, në Fier, Agron Bego, pas skandalit seksual të publikuar nga emisioni investigativ “Stop”.

Malaj kërkon që pas kësaj të japë dorëheqjen ministrja e Arsimit Besa Shahini, me pretendimin që së paku të mos e quajnë njësh me pedofilët.

“Teksa ndoqëm me shumë shqetësim raportimin që emisioni investigativ STOP i Televizionit KLAN, bëri mbi dhunën seksuale të një profesori në një shkollë të mesme të qytetit të Fierit, vërej me shqetësim dhe indinjatë se ky nuk është as rasti i parë, por as rasti i fundit, në të cilin mediat dhe emisionet investigative arrijnë të regjistrojnë me zë dhe figurë praninë e dhunës seksuale në shkollat tona, duke treguar sa se të pambrojtur janë fëmijët dhe nxënësit në mjediset shkollore”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Ish-deputetja kujton të gjitha vendimet e marra nga Gjykatat përgjatë 2019-ës, për rastet kur janë dhunuar apo ngacmuar seksualisht nxënësit.

Sipas saj, përhapja e fenomenit të dhunës seksuale në institucionet e arsimit publik në vend, është kthyer në pjesë të jetës së përditshme të procesit mësimor.

Malaj pretendon se shkollat po kthehen në streha të pedofilëve dhe grabitqarëve seksualë dhe i quan përgjegjësi të Ministrisë së Arsimit këtto raste.

“Natyrshëm pyetjet që i përkasin drejtueses së ketij institucioni znj. Shahini, për këtë gjendje të jashtëzakonshme janë:

LEXO EDHE:  PD kërkon qeveri pa Ramën/ Ahmetaj: Po i lëmë edhe ne mandatet

LEXO EDHE:  3,000 euro një uniformë policie/ Malltezi thumbon keq Ramën: Ja menderosin edhe Hugo Boss

1. Në një vit ka kaq shumë raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve në brendësi të mjediseve arsimore publike, saqë ato janë kthyer në mjedise frike dhe të pasigurta. A e njihni ketë situatë realisht, apo thjesht mjaftoheni të paraqisni disa “suksese të arsimit” në Facebook dhe kështu mendoni se keni realizuar detyrën tuaj , në menaxhimin e ketij institucioni?

2. A keni krijuar si Ministre aktuale e Arsimit, mekanizmin për të raportuar çdo rast të dyshuar apo të vërtetuar të dhunës dhe ngacmimeve seksuale ndaj fëmijëve? Apo thjesht jeni mjaftuar me teorinë e strucit, fusni kokën brenda dhe trupin e lini jashtë e fëmijët mbeten në mëshirën e fatit?

3. Çfarë masash keni propozuar si ministre , për të eleminuar nga trupat pedagogjike të gjithë ata mësues që tentojnë apo edhe kryejnë krime seksuale ndaj nxënësve e fëmijëve? A mund ta kuptoni çfarë traume përjetojnë fëmijët e pambrojtur dhe prindërit që ju kanë besuar fëmijët e tyre?

4. Përballë kësaj situate çfarë bën ende Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Infromimit Publik, që nuk thërret urgjentisht, Ministren e Arsimit në interpelancë , që të jepet llogari përpara deputetëve, shoqërisë civile, prindërve , mësueseve , fëmijëve mbi këtë situatë alarmante që po nëpër këmbë fëmijët tanë”, thekson ajo.

Ish-deputetja këshillon Shahinin të dorëhiqet, teksa i thotë se kjo do të ishte “Kapak floriri”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video/ Bardhi nuk ‘i ndahet’ Ramës: Pse OFL nuk bllokon makinën luksoze të vëllait tënd?

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi nuk “i ndahet” kryeministrit Rama, pas largimit të këtij të fundit me një makinë të blinduar nga Selia e PS, pak minuta pas arrestimit të Vladimir Gjutës.

Bardhi ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe një video nga fjala e kryeministrit Rama për operacionet OFL.

Bardhi shkruan se të gjithë e dinë se Olsi Rama përdor makinë luksoze dhe ia jep atë herë pas here kryeministrit Rama.

Po ashtu, Bardhi ngre pyetjen se përse nuk bllokohet ky automjet luksoz nga ana e OFL-së.

“Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri.

Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:

– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?

– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?

LEXO EDHE:  3,000 euro një uniformë policie/ Malltezi thumbon keq Ramën: Ja menderosin edhe Hugo Boss

LEXO EDHE:  PD kërkon qeveri pa Ramën/ Ahmetaj: Po i lëmë edhe ne mandatet

– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?”, shkruan Bardhi në reagimin e plotë të tij./CNA.al

Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:- Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?- Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?- Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?

Gepostet von Gazment Bardhi am Mittwoch, 12. Februar 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta ngre sërish tonet/ “Nuk ka asnjë vagabond ndërkombëtar…”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, teksa foli për situatën poltike në vend, është shprehur ndër të tjera se Kuvendi duhet të vetëshpërndahet pasi nuk afron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve.

“Kuvendi duhet të vetëshpërndahet. Nuk ofron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve. Ky është një Kuvend ilegjitim.

Ju garantoj se Presidenti nuk është mur por është një kala në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk ka as ndonjë vagabond ndërkombëtar që mund ta vejë këtë në diskutim”, tha Meta për Euronews Albania./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE