Connect with Us

Aksidenti i Ilda Bejlerit/ Reagon policia: Po punojmë për të kapur mjetin

Kronika

Aksidenti i Ilda Bejlerit/ Reagon policia: Po punojmë për të kapur mjetin

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme  tek Ura e Lanës ku mbeti e plagosur një  grua, 63 vjeçe.

Në media u fol se në automjetin që kreu aksidentin me pasojë plagosjen, ka qenë moderatorja e TCH, Ilda Bejleri. Vetë Bejleri e përgënjeshtroi fillimisht këtë lajm, duke i quajtur gazetarët gënjeshtarë, ndërsa pak më vonë u shpreh se thjesht e kishte prekur pak në pjesën anësore të moshuarën dhe pasi kishte ndaluar për të parë nëse ishte mirë, ishte larguar nga vendngjarja.

Sakaq, ka reaguar dhe policia e e Tiranës ku sqaron se e moshuara ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Policia sulmoi me shkelma të ndaluarit?/Sqarohet zyrtarisht e vërteta e asaj që ndodhi në Durrës

Tiranë/ Informacion Paraprak

Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ne afersi te Ures se Drejtorise Vendore te Policise Tirane,një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, per identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidentoi 63-vjeçaren/ Reagon sërish Ilda Bejleri: Të ishte situatë serioze nuk kisha ikur

Publikuar

-

Nga

Moderatirja Ilda Bejleri ka reaguar sërish lidhur me lajmin e publikuar në mediat online ku thuhet se ajo ka shkaktuar një aksident mesditën e sotme pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Moderatorja është shprehur për Shqiptarja.com se situata nuk ishte e rëndë dhe se ndaloi për të parë nëse zonja kishte dëmtim, por sipas saj automjeti nuk e kishte prekur fare. Për këtë arsye ajo tha se është larguar. Por pa ditur se 63-vjeçarja me inicialet E.Gj do të bënte raportim në polici.

Ndërkaq, efektivët e rrugores janë duke kontrolluar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e automjetit në fjalë, ndërsa sipas dëshmisë së zonjës, mësohet se ajo është shprehur se “kaloi mes përmes makinave të ndaluara në rrugën pranë urës së drejtorisë së Policisë, dhe në momentin e nisjes së tyre një automjet e preku lehtë me pjesën anësore”.

LEXO EDHE:  Foto-Policia aksion natën në det/ Gjuan trafikantët e drogës

LEXO EDHE:  Operacioni "Sprinter"/Zbardhen dhe dokumentohen 11 raste vjedhjesh furgonash

Ndërsa pak më herët, moderatoja reagoi në instagram ku shkruante : “Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Përplasi kalimtaren me makinë dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”/ Reagon Ilda Bejleri

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar pas lajmit të publikuar në median online ku thuhet se ajo ka shkaktuar një aksident mesditën e sotme pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Sipas informacionit të publikuara në media “sot rreth orës 12:20, Enriketa Gjuzi, ka mbetur e plagosur rëndë në aksident. 64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY. Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit. Nuk dihet nëse ka qenë ajo në makinë në momentin e aksidentit, por dëshmitarët pohojnë për dritare.net që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes”.

LEXO EDHE:  Operacioni “Sprinter”/Zbardhen dhe dokumentohen 11 raste vjedhjesh furgonash

LEXO EDHE:  Lefter Maliqi në krah të uniformave blu/ Të ulen pagat e deputetëve, t’ju rriten policëve

Moderatorja e Procesit Sportiv, e ka mohuar këtë lajm, duke u shprehur e habitur sesi mund të shpifet për diçka të tillë.

“Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”– shkruan Ilda në rrjetet sociale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ilda Bejleri aksidenton rëndë të moshuarën/ Largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 64-vjeçare, e identifikuar si Enriketa Gjuzi, është goditur nga një makinë me targa AA998NY, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i gazetares së sportit në Top Channel Ilda Bejleri, raporton Dritare.net.

Pas ngjarjes, makina është larguar me shpejtësi duke e lënë të moshuarën të plagosur rëndë në rrugë.

Aktualisht e moshuara ndodhet në reanimacion pranë spitalit të Traumës ndërsa nuk dihet gjendja e saj.

LEXO EDHE:  Ishte kthyer në “tmerr” për taksitë/ Ja si e pëson 17-vjeçari  

LEXO EDHE:  Policia i kërkon SHISH-it informacion për protestën e PD-së

Nga policia ende nuk ka asnjë lajm për këtë ngjarje të rëndë.

 

LEXO TE PLOTE