Connect with Us

U kap me lëndë narkotike në makinë/ Policia ndalon Oriola Marashin

Kronika

U kap me lëndë narkotike në makinë/ Policia ndalon Oriola Marashin

Publikuar

-

Vajza e njohur e showibizzit shqiptar, Oriola Marashi është ndaluar nga policia pasi u kap me lëndë narkotike në makinë.

Oriola Marshi u ndalua kur ishte me një autoveturë tip audi, pasi iu gjetën dy qese farmaceutike të dyshuar si lëndë narkotike. Modelja ishte e shoqëruar nga J. Kurti,, si dhe E. Krasniqi.

Oriola Marashi ka pohuar se hashashi është i saji dhe se ajo është përdoruese e lëndës narkotike prej rreth një viti.

“Për herë të fundit kam pirë hashash para dy ditëve dhe shokët e mi që janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt”, mësohet të ketë thënë modelja.
Policia do ta referojë çështjen në prokurori ndaj modeles për veprën prodhim dhe shitje narkotikësh.

LEXO EDHE:  Berisha tregon arsyen se përse dështoi mitingu i Ramës

Ndërkohë, mamaja e saj, Xhoi Jakaj, thotë se e gjithë kjo është shpifje. Ajo shkruante në një koment në një prej portaleve që ka nxjerrë lajmin, se do i padisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosja në zonën e plazhit/ Policia zbardh ngjarjen

Publikuar

-

Nga

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 13, Durrës, ku mbeti i plagosur me armë 42-vjecari R. T.

Shërbimet e Policisë Durrës, menjëherë pas ngjarjes se ndodhur në lagjen nr. 13, Plazh, ku një person i maskuar dhe me armë zjarri pistoletë, në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit R. T., plagosi në këmbë me armë zjarri të zotin e banesës dhe u largua me shpejtësi, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, si dhe u ngritën pika kontrolli të shumta dhe u zhvilluan kontrolle në banesa e objekte të ndryshme.

Falë veprimeve të shpejta nga grupi hetimor u bë e mundur që brenda pak orëve të zbardhej ngjarja dhe të identifikohej autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Th., 27 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës dhe vijon puna për kapjen e tij.

LEXO EDHE:  Denoncimi, PD publikon fotot/Ja plantacionet me hashash në vendlindjen e Sajmir Tahirit

LEXO EDHE:  Foto-16-vjeçarja filmon vdekjen e saj/ Çfarë ndodhi me të?

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga plagosja në Durrës/ Autori i dyshuar si grabitësi i pikës së kredidhënies

Publikuar

-

Nga

Identifikohet autori i dyshuar për grabitjen dhe plagosjen e pronarit të një shtëpie në lagjen Nr. 13 në zonën e Plazhit në Durrës.

Sipas Report Tv, autori i dyshuar është Astirt Thaçi 27 vjeç, banorë i zonës ku tentoi të vidhte edhe banesën e Rexhep Terziut.

Mbrëmjen e djeshme Astrit Thaçi hyri i armatosur në banesën e Rexhep Terziut rreth orës 20:30 për të grabitur.
I zoti i shtëpisë e ka diktuar grabitësin dhe është përpjekur ta ndalojë duke u përleshur me të. Në këtë moment 27-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë Rexhep Terziun i cili u dërgua në spital jashtë rreziku për jetën.
27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë.
Ndërkohë, autoritetet janë në vënë në ndjekje të të riut./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr i madh në një banesë/ Humb jetën vajza 13 vjeçare në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i madh ka përfshirë banesën e një familje të komunitetit rom në Shkodër.

Mësohet se si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një vajzë 13 vjeçare me iniciale Gj.D.
Vajza ndodhej në gjumë në momentin e rënies së zjarrit dhe ka qenë e pamundur nxjerrja e saj jashtë banesës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE