Connect with Us

U kap me lëndë narkotike në makinë?/Nëna e Oriola Marashit përgënjeshtron lajmin

Kronika

U kap me lëndë narkotike në makinë?/Nëna e Oriola Marashit përgënjeshtron lajmin

Publikuar

-

Vajza e njohur e showibizzit shqiptar, Oriola Marashi është ndaluar nga policia pasi u kap me lëndë narkotike në makinë, raporton gazeta SI.

Oriola Marshi u ndalua kur ishte me një autoveturë tip audi, pasi iu gjetën dy qese farmaceutike të dyshuar si lëndë narkotike. Modelja ishte e shoqëruar nga J. Kurti,, si dhe E. Krasniqi.

Oriola Marashi ka pohuar se hashashi është i saji dhe se ajo është përdoruese e lëndës narkotike prej rreth një viti, sipas gazetes.

“Për herë të fundit kam pirë hashash para dy ditëve dhe shokët e mi që janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt”, mësohet të ketë thënë modelja.
Policia do ta referojë çështjen në prokurori ndaj modeles për veprën prodhim dhe shitje narkotikësh.

LEXO EDHE:  Mjeti përfshihet nga flakët në ecje e sipër

Ndërkohë, mamaja e saj, Xhoi Jakaj, thotë se e gjithë kjo është shpifje. Ajo shkruante në një koment në një prej portaleve që ka nxjerrë lajmin, se do i padisë./TEMA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Administrativja vendos pro Elona Çaushit për “Duty Free”/ Reagon Ambasada amerikane

Publikuar

-

Nga

Gjykata Administrative shfuqizoi sot vendimin e Ministrisë së Financave dhe i dha të drejtë bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushit, të ushtrojë licensën e “Duty Free” në aeroportin e Rinasit.

Pas kësaj, ka reaguar Ambasada amerikane, e cila deklaron se është zhgënjyese klima aktuale të biznesit në vendin tonë dhe po pengohet rritja e investimeve të huaja.

“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”, theksohet në reagim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U pezulluan nga SHÇBA/ Gjykata rikthen në detyrë dy policët

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Krujës rikthen në detyrë dy punonjësit e policisë të pezulluar për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për policët Muharrem Celami dhe Kadri Daci, të cilët janë ndihmës-specialistë për Rendin në Komisariatin e Policisë Krujë.

Gjykata la në fuqi kërkesën e Prokurorisë për 5 policët e tjerë, të cilët u pezulluan me vendim gjykate.

Kujtojmë se më 7 shkurt, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i pezulloi nga detyra pas një hetimi disa mujor.

LEXO EDHE:  “Tufa me lekë në makinë”/ Stresi “harron” burgun, provokon kolegët e tij

LEXO EDHE:  Pranga shoferit të autobuzit/ Iu gjetën 20 kg hashash në bagazh

Ata akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit, ndërtimin pa leje, kanë manipuluar apo fshehur ngjarje kriminale, kanë penguar zbulimin e fakteve dhe të vërtetës dhe nuk kanë raportuar disa ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kishin kërkuar azil/ Riatdhesohen nga Franca dhe Belgjika 40 shqiptarë

Publikuar

-

Nga

40 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika.

Blutë bëjnë me dije se mesditën e sotme, me anë të një fluturimi me charter, të nisur nga Lille, në Francë, u riatdhesuan 40 shqiptarë, nga të cilët 34 nga Franca dhe 6 nga Belgjika.

Mësohet se prej 1 janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas shqiptarë, të kthyer deportiv dhe të riatdhesuar nëpërmjet fluturimeve me charter, në bashkëpunim me Frontex-in, të cilët kanë pasur si qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

LEXO EDHE:  “Ata kanë makina, ne jetojmë në varfëri”/ Zvicerania “sulmon” Loredana Zefin

LEXO EDHE:  Rikthehen maskat në Korçë/ Dhunojnë dy persona dhe u marrin makinën

Policia thekson se Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE