LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrja e ambasadorit Grenell për qeverinë Kurti/ Doni investime amerikane, hiqni taksën ndaj Serbisë

11 Shkurt 2020, 17:59, Kosova & Bota CNA
Thirrja e ambasadorit Grenell për qeverinë Kurti/ Doni investime

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ritheksoi të martën kërkesën për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Në një postim në rrjetin social twitter, ambasadori Grenell tha se ?është thelbësore që tarifat të hiqen, në mënyrë që investimet të funksionojnë?.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një postimi po në twitter të shefit ekzekutiv të programit për Kosovën të Korporatës ?Sfidat e Mijëvjeçarit?, Petrit Selimi, lidhur me investimet e kësaj korporate në Kosovë.

Korespondenti i radios “Zëri i Amerikës” ju drejtuar zyrës së ambasdorit Grenell me kërkesen për të sqaruar njoftimin lidhur me pezullimin e investimeve.

Zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin në përgjigjen e tij u shpreh se ?Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata. Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato ?si masa të reciprocitetit ” gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell.

Qeveria e re e Kosovës e ka kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Por, ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë i qeverisë së re…

Lajmet e fundit nga