LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të dënuar përjetë për vrasje/ Publikohen fotot dhe të dhënat e 3 të shumëkërkuarve

11 Shkurt 2020, 10:04, Kronika CNA
Të dënuar përjetë për vrasje/ Publikohen fotot dhe

Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe të dhënat e 3 personave të rrezikshëm të shpallur në kërkim.

I dënuari me burg përjetë Barjam Boci. Në datën 24 qershor 2015, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, gjatë një operacioni policor është vrarë me armë zjarri punonjësi i Policisë së Shtetit I. B., si dhe janë plagosur punonjësit J. I. dhe P. H. Shtetasi Barjam Boci ka qenë pjesë e grupit që ka qëlluar në drejtim të Policisë. Barjam Boci është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale ?Vrasja me dashje në rrethana cilësuese? dhe ?Grup i strukturuar kriminal?.

I dënuari me burg përjetë Alban Baftjari. Në datën 7 mars 2001, në fshatin Shetel, Shijak, Durrës, shtetasi Alban Baftjari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shkuar në orët e vona të mbrëmjes, në banesën e shtetasit Xh. B., për të vjedhur dhe ka plagosur rëndë shtetaset Sh. B., S. B. dhe shtetasin Xh. B., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Alban Baftjari është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, në bashkëpunim? dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I dënuari me burg përjetë Jashar Begani (Begami).
Në datën 21 korrik 1997, në zonën e stadiumit ?Qemal Stafa? në Tiranë, shtetasi Jashar Begani (Begami) ka vrarë shtetaset A. L. (B.) dhe Z. K. Jashar Begani (Begami) është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ?Vrasja me paramendim? dhe ?Armëmbajtja pa leje?./CNA.al

Lajmet e fundit nga