Connect with Us

Takimi i Metës me Albin Kurtin/ Zbardhen detaje nga takimi

Politikë

Takimi i Metës me Albin Kurtin/ Zbardhen detaje nga takimi

Publikuar

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës së lartë të Kryeministrit dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, të popullit të saj dhe të ardhmes sonë europiane, Presidenti Meta i tha Kryeministrit Kurti se:“Qeveria e tij i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë”.

Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera e vëllazërore.

“Bashkëpunimi midis dy vendeve konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike. Duhet të konkretizojmë Partneritetin Strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”, – tha Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit dhe Kryeministri Kurti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, proceseve integruese të të dy vendeve në BE, si dhe zhvillimeve në rajon.

Presidenti Meta tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

LEXO EDHE:  Intervista e plotë/ Rama: Negociatat pas Vettingut. Pas zgjedhjeve, koalicioni me tre bashkëkryetarë

“Në këtë kuadër, – tha Kreu i Shtetit, “janë të mirëpritura dhe përpjekjet e SHBA-ve dhe BE-së, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

“Është e rëndësishme, – vijoi Presidenti Meta, “që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”.
Presidenti Meta shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Presidenti Meta inkurajoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe partnerët e tjerë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lobimi i PD në SHBA/ Ja në dorë të kujt është dosja e Bashës

Publikuar

-

Nga

Dosja e Bashës dhe dy zyrtarëve të PD  për lobimin rus, do të shqyrtohert nga gjyqtarja Fatmira Hajdari.

Anëtarë të trupës në Apel janë Shpresa Becaj dhe Alaudin Malaj.

vijion..

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albin Kurti lë “me gisht në gojë” Erion Veliajn/ Anulon takimin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka anuluar takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se takimi është shtyrë për shkak të agjendës së ngjeshur së Kurtit.

Vizita e tij blic në Tiranë kishte parashikuar një takim me Veliajn, ku do merrte Çelësin e Tiranës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon takimi Kurti-Basha/ Kosovarët mund të mbështeten plotësisht te PD

Publikuar

-

Nga

Përfundon takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në fund të takimit, ata u shprehën se me rëndësi është bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, në të mirë të qytetarëve.

“Prioritetet tona janë të qarta për kosovarët. Do bëjmë gjithçka për të ndihmuar në lëvizjen e lirë, për të ndalur shpopullimin. Mbështetje të fuqishme për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu si dhe heqjen e vizave. Kosovarët dhe Kurti mund të mbështeten plotësisht te PD dhe opozita e bashkuar”, u shpreh Basha teksa përcillte Kurtin./CNA.al

LEXO TE PLOTE