LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me lirimin e Vladimir Gjutës/ Përplasjet mes gjykatës së Fierit dhe Tiranës

11 Shkurt 2020, 13:23, Kronika CNA
Skandali me lirimin e Vladimir Gjutës/ Përplasjet mes gjykatës

Lirimi i Vladimir Gjutës nga burgu përplas gjykatën e Fierit me atë të Tiranës.

Në të njëjtën ditë, më 5 shkurt, Gjykata e Fierit dhe Gjykata e Tiranës, kanë dhënë dy vendime në kundërshtim me njëri-tjetrin, ndaj Vladimir Gjutës.

Sipas Report Tv, Gjykata e Fierit ka kërkuar që Gjuta t’i nënshtrohet regjimit 41 bis në burg, ndërsa e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.

Vendimi që është ekzekutuar është ai i Gjykatës së Tiranës, që i dha liri Gjutës.

Kujtojmë se paraditen e djeshme, Gjuta u arrestua sërish nga policia në Tiranë pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë pa leje me vete. Prokuroria e Tiranës ka nisur edhe një hetim pasuror të Gjutës.

Lajmet e fundit nga