LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkollat e Peqinit lihen pa ngrohje/ Bashkia nuk i furnizon me naftë

11 Shkurt 2020, 20:00, Denoncim CNA
Shkollat e Peqinit lihen pa ngrohje/ Bashkia nuk i furnizon me naftë

Ish kryeministri, Sali Berisha, denoncon lënien pa ngrohje të shkollave të Rrethit të Peqinit dhe abuzimin me paratë e ngrohjes.

Një prind i shqetësuar për 2 fëmijët në klasë të parë dhe të tretë, i shkruan Berishës së fëmijët ?ngrijnë? së ftohti, pasi ngre akuzat se në shkollë nuk ndizen kaldajat.

Sipas saj, Drejtoresha e shkollës i ka pohuar se Bashkia e Peqinit nuk i ka furnizuar me naftë dhe për këtë arsye shkolla nuk ka ngrohje.

?Vajta u ankova tek Drejtoresha e shkollës dhe më tha që nuk i kemi ndez sepse nuk na ka furnizuar bashkia me naftë. Ka 2 muaj që në shkollë nuk ndizen ngrohëset. Në një temperaturë fëmijët e vegjël të ngrijnë ftohtit, kjo është një krim njerëzor. Dua të bëj një denoncim për kryetarin e bashkisë së Peqinit të dërgoj naftë nëpër shkolla dhe kopështe se po thahen fëmijët nga ftohti dhe të mos vjedhë paratë tona. Mjaft vodhët vetëm për vete, mendoni pak për fëmijët e vegjël?, thuhet në mesazh./ CNA.al

Lajmet e fundit nga