Connect with Us

Plagosja në zonën e plazhit/ Policia zbardh ngjarjen

Kronika

Plagosja në zonën e plazhit/ Policia zbardh ngjarjen

Publikuar

-

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 13, Durrës, ku mbeti i plagosur me armë 42-vjecari R. T.

Shërbimet e Policisë Durrës, menjëherë pas ngjarjes se ndodhur në lagjen nr. 13, Plazh, ku një person i maskuar dhe me armë zjarri pistoletë, në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit R. T., plagosi në këmbë me armë zjarri të zotin e banesës dhe u largua me shpejtësi, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, si dhe u ngritën pika kontrolli të shumta dhe u zhvilluan kontrolle në banesa e objekte të ndryshme.

Falë veprimeve të shpejta nga grupi hetimor u bë e mundur që brenda pak orëve të zbardhej ngjarja dhe të identifikohej autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Th., 27 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës dhe vijon puna për kapjen e tij.

LEXO EDHE:  Sherri mes dy të rinjve në Durrës/ Detaje nga plagosja e 19 vjeçarit

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kërcënoi me thikë pronarin e një lokali/ Arrestohet algjeriani në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Kërcënoi me thikë pronarin e një lokali/ Arrestohet algjeriani në Tiranë

Një emigrant algjerian ka kërcënuar me thikë pronarin e një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 22 vjeçari algjerian me iniciale T. T. në lokalin me pronësi të S. H., ka prishur qetësinë publike dhe më pas ka kërcënuar me thikë pronarin e lokalit.

22 vjeçarit iu sekuestrua thika në cilësinë e provës material.



Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Detajet e atentatit në Tiranë/ Humb jetën 17 vjeçarja, një tjetër i plagosur rëndë

LEXO EDHE:  Ben Blushi avokat i botës së krimit/ Del në krah të Lulzim Berishës

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohen katër persona në Tiranë/ Për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Nga

Arrestohen katër persona në Tiranë/ Për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit algjerian T. T., 22 vjeç (endacak), pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në lokalin në pronësi të shtetasit S. H. ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë) pronarin e lokalit, shtetasin S. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.



Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
G. F., 28 vjeçe dhe I. E., 47 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  Tronditet Elbasani/ Shpërthim granate në lokal, plagoset rëndë pronari

LEXO EDHE:  Plagosja në Vlorë/ Arrestohet autori

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Kavajë/ 84-vjeçari var veten në banesë

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Kavajë/ 84-vjeçari var veten në banesë

Një 84-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë rreth orës 09:50, në lagjen Nr.5, tek rruga e “Ferrave”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh.S., është gjetur pa shenja jete.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

LEXO TE PLOTE