LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paketa e censurës/ Opozita takim me delegacionin e Venecias: Rama do të mbajë nën kontroll AMA-n

11 Shkurt 2020, 18:31, Politikë CNA
Paketa e censurës/ Opozita takim me delegacionin e Venecias: Rama do

Një delegacion i opozitës ka mbajtur sot takim me disa përfaqësues të Komisionit të Venecias, ku diskutuan  për çështjen e paketës së censurës.

Mësohet se opozita u përfaqësua nga Albana Vokshi, Genc Pollo dhe Edmond Haxhinasto dhe takimi u mbajt tek zyrat e Këshillit të Europës.

Pas takimit, ish-deputetja Vokshi kërkoi anullimin e këtij ligji dhe ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, Rama e miratoi këtë ligj, të cilin e quan antikushtetuese dhe antieuropian, sepse do që të ketë AMA-n nën kontroll.

?Sapo përfunduam një takim shumë frytdhënës me Komisionin e Venecias të cilët janë në Shqipëri për të ashtuquajturën paketë anti-shpifje. E them frytdhënës se komisioni do të dalë me një qëndrim. Ne shfaqëm qëndrimin tonë kundër paketës ant-shpifje. Të dyja ligjet janë të hartuara në mënyrë jo-transparente. Kjo është mënyra e Edi Ramës dhe qeverisë për të kontrolluar mediat. Atë që nuk mund ta blejë dhe kontrollojë, përpiqet t?i blejë përmes këtyre dy ligjeve. Këto ligje nuk duhet të përmirësohen, duhet të anulohen. Çdo gjë që përmend qeveria është pjesë e legjislacionit aktual ndaj nuk ka nevojë për ligje të tjera. Tashmë Rama po e bën në të gjitha mënyrat qoftë me emërimin e personave besnik të tij në AMA, edhe nëpërmjet emërimit të fjalimshkruesve apo personave që janë në varësi direkte të Edi Ramës. Edi Rama do që të ketë AMA-n nën varësi. Qëndrimi i PD dhe i opozitës është që ligjet antishpifje duhet të grisen, sepse janë antikushtetuese dhe antieuropiane. Kjo është arsyeja pse këto dy ligje duhet të anulohen në mënyrë urgjente. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe qeverisë që të zbatojë opinionin e Komisionit të Venecias?, tha Vokshi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga