LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ndalet OFL/ Ultimatum 2 “të fortëve” Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali

11 Shkurt 2020, 11:26, Kronika CNA
Nuk ndalet OFL/ Ultimatum 2 “të fortëve” Emiljano Shullazi

Vijon pa ndërprere Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Sot u janë dërguar kërkesat për vetdeklarim dy të fortëve te Tiranës Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali.

Agjentia bjonde e OFL ka bërë me dije se sot u janë dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë dy shtetasve të tjerë, konkretisht:

– E. Sh, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë?, ?Grup i strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?;

– Gj. C., me banim në Tiranë, pasi në vitin 2006, Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale ?Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL, që prej nisjes së operacionit e deri sot, u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Lajmet e fundit nga