LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Monitorimi i akteve ligjore/ ISP: Kuvendi nuk ka përmbushur përgjegjësinë prej vitit 2016

11 Shkurt 2020, 12:46, Aktualitet CNA
Monitorimi i akteve ligjore/ ISP: Kuvendi nuk ka përmbushur

Instituti i Studimeve Publike po bën monitorimin e akteve ligjore dhe matjen e impaktit të mungesës së akteve nënligjore, projekt i mbështetur nga Programi i Komisionit për Demokracinë i administruar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Një prej gjetjeve aktuale, të adresuara në Kuvend për zgjidhje ligjore është kompetenca dhe përgjegjësia e papërmbushur e Kuvendit në lidhje me aktin nënligjor në kuadër të ligjit 138/2015 të njohur si ?dekriminalizimi?.

Konkretisht, ligji ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?, neni 2, pika, 6 përcakton se ?Kuvendi, me vendim, përcakton brenda afatit të parashikuar nga ky ligj listën e shteteve të tjera, vendimet e dënimit jopërfundimtare, masat e sigurisë dhe/ose urdhrat e kërkimit ndërkombëtar apo masat e dëbimit të të cilave, sipas këtij neni passjellin zbatimin e ndalimeve të këtij ligji?. Në vijim, neni 16 përcakton se ?aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji miratohen nga organet kompetente jo më vonë se 2 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji?.

Ligji është miratuar më 17.12.2015 dhe ka hyrë në fuqi në janar 2016.

Për rrjedhojë, në mars 2016 do të duhej që Kuvendi të kishte përcaktuar me vendim listën e shteteve të tjera që përfshihen në objektin e veprimit të tij.
Pas rreth tri vitesh ende kjo kompetencë dhe përgjegjësi e Kuvendit nuk është përmbushur. Për pasojë, në çështjen e zbatimit integral të ligjit të dekriminalizimit është krijuar një problematikë, për shkak se në mungesë të kësaj liste të miratuar nga Kuvendi, vendet që nuk janë anëtare në BE si Zvicra apo Norvegjia, apo vende që mund të jenë në proces daljeje nga BE si Britania e Madhe, apo vende të shumta jashtë BE përfshirë disa në rajonin tonë, ku kemi raste të veprave penale nuk janë ligjërisht vende në të cilat veprat penale janë objekt i veprimit të ligjit 138/2015, ? thuhet në letrën e adresuar Kuvendit.

Lajmet e fundit nga