Connect with Us

Meta thumbon Ramën dhe Veliajn/ Feston 100 vjetorin e Tiranës te Teatri KombëtarMeta thumbon Ramën dhe Veliajn/ Feston 100 vjetorin e Tiranës te Teatri Kombëtar

Politikë

Meta thumbon Ramën dhe Veliajn/ Feston 100 vjetorin e Tiranës te Teatri KombëtarMeta thumbon Ramën dhe Veliajn/ Feston 100 vjetorin e Tiranës te Teatri Kombëtar

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ambientet e Teatrit tonë Kombëtar për të festuar 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë.

Meta ka thumbuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për prishjen e Teatrit Kombëtar, teksa e cilëson këtë institucion si pasuri kulturore të pazëvendësueshme të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe mbarë kombit.

Kreu i Shtetit vlerësoi kryetarin e parë të Bashkisë, Ismail Ndroqin, rilindasin e shquar Said Sermedin Toptani, humanisten e njohur Hatixhe Skënderi, këngëtaren simbol të këngës tiranase Hafsa Zyberi, atdhetarin dhe mësuesin e shquar Ethem Tabaku, si dhe studiuesin e historianin e njohur, Gazmend Bakiu.

LEXO EDHE:  Skandali/ Basha dhe Rama i dorëzuan filtrin e parë të emërimeve në Drejtësi, Ilir Metës

Presidenti deklaron se Tirana është modeli që udhëheq shqiptarët drejt demokracisë, shoqërive perëndimore dhe aleancës euroatlantike./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Qeveria e papërgatitur për kryesimin e OSBE”/ Arta Dade: Pse Rama u zhgënjye me Gent Cakajn

Publikuar

-

Nga

Ish ministrja socialiste, Arta Dade, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama nuk ka aspak eksperiencë në fushën e diplomacisë, teksa po fliste për kryesimin e OSBE-së.

Dade tha se Shqipëria arriti të marrë OSBE sepse, sipas saj, nuk pati shumë vende që kishin vendosur kandidaturën për të marrë Presidencën e OSBE.

Socialistja theksoi se Rama është i zhgënjyer nga Cakaj, ndërsa komentoi edhe postin që i është dhënë ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit.

“Unë mendoj se qeveria ka shkuar e papërgatitur. Unë nuk besoj se ne do zgjidhim konfliktet e mëdha, por uroj që gjatë presidencës sonë të mos thellohen konfliktet. Sa i përket Ditmir Bushatit, si i Dërguari Special në OSBE, nuk e kam kuptuar rolin që do ketë ai, sepse i Dërguari Special dërgohet zakonisht për një çështje të caktuar.

LEXO EDHE:  Dorëzohet Meta/ Kjo është puna e parë që bën pasi merr postin e Presidentit

LEXO EDHE:  Dorëzohet Meta/ Kjo është puna e parë që bën pasi merr postin e Presidentit

Këto kohë Rama duket i zhgënjyer nga Gent Cakaj, sepse po e sheh edhe vetë se i vendosi në shpatulla një barrë që ai nuk e mban dot. Deri më tani Rama po i shfrytëzon takimet si në emër të OSBE për të bërë PR (Public Relations). Është skandal që shkon duke prezantuar në kancelaritë e huaja “anti-KÇK”. U shpjegon partnerëve tanë KÇK (kap ca të kapësh) si gjetje të madhe. Kush e ka penguar Ramën të luftojë krimin e organizuar gjatë këtyre viteve edhe pa këto emra të pakuptimtë?!”, u shpreh ajo në studion e TV “Abc News”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

100 vjet kryeqytet/ Basha përulet para tiranasve të vjetër

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.

Basha deklaron se mirënjohja e parë me përulësi i takon komunitetit autokton të Tiranës që me shpirtgjerësi të pashembullt dhe me qytetari legjendare, mundësoi që ky qytet të rritet, të zhvillohet dhe të kthehet në vatër të të gjithë shqiptarëve, të rinisë dhe shpresave të gjithë kombit.

“Tirana mbajti mbi supet e saj pesha të rënda në kohë të vështira. Familjet e mëdha të Tiranës hapën dyert dhe zemrat për shumë prej shqiptarëve të dëbuar nga trojet stërgyshërore, dhe për këdo që kërkoi dhe gjeti shanset për një jetë më të mirë pas rrëzimit të regjimit komunist.

Qendra ekonomike, kulturore dhe shoqërore e Shqipërisë, mbetet sot zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë”, shprehet lideri i demokratëve.

LEXO EDHE:  Ish-zv/ministri i Ramës/PD bëri historinë e Shqipërisë, të ndalim kryeministrin

LEXO EDHE:  Dorëzohet Meta/ Kjo është puna e parë që bën pasi merr postin e Presidentit

Basha kërkon bekimin e zotit për Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paketa e censurës/ Opozita takim me delegacionin e Venecias: Rama do të mbajë nën kontroll AMA-n

Publikuar

-

Nga

Një delegacion i opozitës ka mbajtur sot takim me disa përfaqësues të Komisionit të Venecias, ku diskutuan  për çështjen e paketës së censurës.

Mësohet se opozita u përfaqësua nga Albana Vokshi, Genc Pollo dhe Edmond Haxhinasto dhe takimi u mbajt tek zyrat e Këshillit të Europës.

Pas takimit, ish-deputetja Vokshi kërkoi anullimin e këtij ligji dhe ngriti akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, Rama e miratoi këtë ligj, të cilin e quan antikushtetuese dhe antieuropian, sepse do që të ketë AMA-n nën kontroll.

“Sapo përfunduam një takim shumë frytdhënës me Komisionin e Venecias të cilët janë në Shqipëri për të ashtuquajturën paketë anti-shpifje. E them frytdhënës se komisioni do të dalë me një qëndrim. Ne shfaqëm qëndrimin tonë kundër paketës ant-shpifje. Të dyja ligjet janë të hartuara në mënyrë jo-transparente. Kjo është mënyra e Edi Ramës dhe qeverisë për të kontrolluar mediat. Atë që nuk mund ta blejë dhe kontrollojë, përpiqet t’i blejë përmes këtyre dy ligjeve. Këto ligje nuk duhet të përmirësohen, duhet të anulohen. Çdo gjë që përmend qeveria është pjesë e legjislacionit aktual ndaj nuk ka nevojë për ligje të tjera. Tashmë Rama po e bën në të gjitha mënyrat qoftë me emërimin e personave besnik të tij në AMA, edhe nëpërmjet emërimit të fjalimshkruesve apo personave që janë në varësi direkte të Edi Ramës. Edi Rama do që të ketë AMA-n nën varësi. Qëndrimi i PD dhe i opozitës është që ligjet antishpifje duhet të grisen, sepse janë antikushtetuese dhe antieuropiane. Kjo është arsyeja pse këto dy ligje duhet të anulohen në mënyrë urgjente. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe qeverisë që të zbatojë opinionin e Komisionit të Venecias”, tha Vokshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE