LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi një mijë viktima nga koronavirusi/ OBSH: Vaksina gati për 18 muaj

11 Shkurt 2020, 19:22, Sociale CNA
Mbi një mijë viktima nga koronavirusi/ OBSH: Vaksina gati për 18

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka folur për vaksinën e koronavirusit, i cili ka marrë mbi një mijë jetë njerëzish.

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë për mediat tha se vaksina e koronavirusit do të hajë rreth 18 muaj kohë.

Vaksina e cila do të quhet “Covid-19”, sipas kreut të OBSH, mund të krijojë më shumë trazira politike, ekonomike dhe sociale se çdo sulm terrorist.

Ai bëri thirrje se bota duhet të zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si armikun numër një.

Kujtojmë se ky virus ka prekur masivisht qytetarët kinezë, duke shkaktuar shumë viktima, ndërsa numri i të prekurve prej tij është rreth 43 mijë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga