LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krokodilë si kafshë shtëpiake/ Çfarë nuk dini mbi presidentët amerikanë

11 Shkurt 2020, 08:42, Blog CNA
Krokodilë si kafshë shtëpiake/ Çfarë nuk dini mbi

Xhorxh Uashingtoni ishte një flokëkuq

Xhorxh Uashingtoni, njihet botërisht nga imazhi i tij në karmonedhën e dollarit. Në fakt, ato që duken si flokë të bardhë, janë paruket që ai mbante në atë kohë, dhe që ishin për kohën një modë dominuese. Flokët e tij origjinale ishin të kuqe.

Xhon Adams ishte presidenti i parë që jetoi në Shtëpinë e Bardhë

Ai ishte presidenti i dytë në historinë e Amerikës, por i pari banor i Shtëpisë së Bardhë. Ai u transferua aty më 1 nëntor 1800, në vitin e fundit të mandatit të tij të parë dhe të vetëm. Më herët, jetoi në ?Shtëpinë e Presidentit?, një godinë 3-katëshe prej tulle në qytetin e Filadelfias.

Tre presidentë kanë vdekur më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë

Në festën më të madhe kombëtare të SHBA-së kanë vdekur presidentët Xhon Adams, Tomas Xheferson dhe Xhejms Monro. Madje Adams dhe Xheferson vdiqën në të njëjtën ditë:4 korrik 1826. Monro vdiq 5 vjet më vonë, më 4 korrik 1831.

Xhon Kuinsi Adams, mbante në vaskën e banjos një krokodil si kafshë shtëpiake.

Edhe pse ka disa dyshime mbi vërtetësinë e kësaj historie, supozohet se krokodili ishte një dhuratë e veçantë nga ana e gjeneralit të famshëm francez për ndihmën që u dha kolonive amerikane gjatë Luftës Revolucionare, Markezi dë Lafajet.

Martin van Buren, ishte i vetmi president që mësoi anglishten si gjuhë të dytë

Presidenti i tetë, Martin van Buren, ishte presidenti i parë që lindi dhe u rrit plotësisht si një qytetar amerikan. Ai lindi në komunitetin holandez të Kinderhuk në Nju Jork, dhe gjuha e tij e parë ishte holandishtja. Kjo e bën presidentin e vetëm amerikan, që e fliste anglisht si gjuhën e tij të dytë.

Uilliam Herrison, mbajti fjalimin më të gjatë gjatë inaugurimit në detyrë, por pati presidencën më të shkurtër.

Më 4 mars 1841, Herrison mbajti atë që hyri në histori si fjalimi më i gjatë i një presidenti amerikan në ceremoninë e inaugurimit. Plot 8.445 fjalë, dhe gati 2 dy orë për t?u lexuar. Mjerisht, vetëm 32 ditë më vonë ai vdiq nga pneumonia, pasojë e një ftohjej që e mori pikërisht gjatë fjalimit të tij maratonë.

Xhon Tajler pati 15 fëmijë, më shumë se çdo president tjetër

Tajler pati 8 fëmijë me gruan e tij të parë, Leticia Kristian, që vdiq nga një goditje në tru në vitin 1842, gjatë mandatit të tij parë dhe të vetëm. Dy vjet më vonë, ai u martua me Xhulia Gardiner, me të cilën pati edhe 7 fëmijë të tjerë.

Xhejms Bukanan, ishte presidenti i vetëm beqar i SHBA-së

Presidenti i 15-të i Amerikës, ishte beqari i vetëm që ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë disa historianë, spekulojnë se ai kishte një lidhje intime me politikanin Uilliam King.

Abraham Linkolni e rriti mjekrën, bazuar në këshillën e një vajze 11-vjeçare

Kur nisi fushatën për president, Linkolni ishte i rruar. Por në tetorin e vitit 1860, ai mori një letër nga 11-vjeçarja Grejs Bedel. ?Nëse do të mbani mjekër, unë do të përpiqem t?i bind vëllezërit e mi që të votojnë për ju. Do të dukeni shumë më mirë, pasi fytyra juaj është shumë imcake?- shkruante vajza. Një muaj më vonë, Linkolni nisi të shfaqet në publik me mjekër.

Gjenerali me pesë yje Duajt Ajzenhauer, nuk mori mori pjesë në asnjë luftim në fushën e betejës

Ajzenhauer u bë president kryesisht për shkak të karrierës së tij të dalluar ushtarake. Ai shërbeu 35 vjet në ushtrinë amerikane, dhe në të dyja luftërat botërore. Gjatë Luftës së Dytrë Botërore ai u emërua Komandant Suprem i Forcave Aleate, dhe drejtoi Operacionin Overlord për çlirimin e Evropës në qershorin e vitit 1944. Por në asnjë rast, ai nuk pati një përvojë reale në fushën e betejës.

Para vrasjes, Xhon Kenedi ishte 5 herë shumë pranë vdekjes

Të gjithë e dinë se Kenedi u vra në Dallas më 22 nëntor 1963. Por vdekjen e ka pasur pranë edhe 5 herë të tjera. Në moshën 2-vjeçare, për pak sa nuk vdiq nga ethet e kuqe. Gjatë luftës së Dytë Botërore, po lundronte me njësinë e tij ushtarak në Paqësor, kur japonezët e bombaduan anijen. Ai u detyrua të notonte për 4 orë, deri në ishullin më të afërt.
Katër vjet më vonë, Kennedy u shtrua në spital me sëmundjen e Adison. Sëmundja iu përsërit disa vite më vonë, kur gati vdiq. Ndërkohë në vitin 1954, pësoi një infeksion të traktit urinar pas një operacioni. Gjatë dy përvojave të fundit, Kenedi përfundoi për disa orë në gjendje kome./Përshatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga