LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jemi në udhë pa krye”/ Shehi: Edhe dreqi e shejtani do të ishte alternativë

11 Shkurt 2020, 11:42, Politikë CNA
“Jemi në udhë pa krye”/ Shehi: Edhe dreqi e shejtani do

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, thotë se vendi ndodhet në një një rrugë pa krye.

Sipas Shehit qeveria e ka futur vendin në një situatë të tillë që sipas tij, do të duhet shumë kohë për ta futur vendin në rrugën e duhur.

?Kjo qeveri e ka bërë shumicën e rrugës sepse ka 7 vjet. Kjo qeveri e ka futur vendin në një situatë të tillë ku unë mendoj se do të duhet shumë kohë për ta futur vendin në rrugën e duhur. Jemi jashtë Europës, jemi jashtë politikës ballkanike, kemi shkuar mbrapa për sa i përket korrupsionit, jemi mbrapa me emigracionin, prandaj them se jemi në një udhë pa krye?, tha kreu i LZHK.

Shehi foli edhe për opozitën, për të cilën pranoi se edhe ajo ka problemet e saj.

?Me kaq keq qeverisje që kemi ne sot edhe shejtani dhe dreqi do të ishte alternativë. Unë mendoj se pak më mirë se dreqi ne jemi. Kjo opozitë nuk është shkëlqim, është një opozitë normale. Një pjesë janë edhe ata të ricikluarit e qeverisë Rama, por disa kanë vënë edhe mend?, tha Shehi i stuar në studion e ?Dita Jonë? në A2.

Lajmet e fundit nga