Connect with Us

I shpallur në kërkim/ Gjykata zhvillon sot seancën për ish kryebashkiakun Kajmaku

Politikë

I shpallur në kërkim/ Gjykata zhvillon sot seancën për ish kryebashkiakun Kajmaku

Publikuar

-

Gjykata Penale e Tiranës pritet të zhvillojë sot një seacë paraprake për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet se Gjykata do të vendos nëse Kajmaku do të kalojë për gjykim, apo nëse çështja do të kthehet për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

LEXO EDHE:  Pezullimi nga detyra/ Malaj paralajmëron Ramën: “Do ta çoj në gjyq! Nuk është betejë për karrige”

Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në vendin tonë,Yuri Kim, zhvillon sot një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas mbërritjes në Shqipëri ku nisi misionin diplomatik në krye të ambasadës së SHBA-së, Kim ka pasur ditë intensive me takime me figura të poltikës, apo dhe me drejtuesit me të lartë të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Dje ambasadorja pati një takim me Ministren e Arsimit Besa Shahini së cilës i dhuroi një glob të gdhendur me logon e programit Fulbright, në nder të marrëveshjes që u nënshkrua midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në shtator të 2019-ës, e cila do tu japë më shumë studentëve shqiptarë mundësinë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara me bursën Fulbright.

Ndërkaq, në  orën 15:00, pritet të ketë një tjetër takim me kryetaren e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediu kërkon zgjerimin e koalicionit opozitar/ Ka vetëm dy rrugë

Publikuar

-

Nga

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka folur lidhur me tezën e hedhur së fundmi për formimin e federatës së djathtë. Ai deklaroi se opozita duhet të bëj gjithçka që është në funksion të marrjes së çdo vote të elektoratit të djathtë.

Sipas Mediut, formula e propozuar nga aleatët e Lulzim Bashës do i shërbejë edhe vetë Partisë Demokratike, duke shtuar se nëse një propozim i tillë nuk merret parasysh partitë e vogla në koalicion do të duhet të shkrihen pasi nuk mund të ekzistojnë vetëm si shtojca dhe në funksion të partive të mëdha.

“Brenda koalicionit opozitar drejtuese është PD. Ajo që kërkojmë ne është të formësohet një grup koalicion brenda koalicionit që të jemi në sinergji me njëri-tjetrin. Ky nuk është konflikt por është marrëdhënie. Është një formacion që maksimalizon votën dhe për t’u formuar ky kolacion kërkohet ndërhyrje në Kodin Zgjedhor. Pra kemi kërkuar një federatë të djahtë”, tha Mediu në studion e Abc News.

Mediu theksoi se PD ka patur qendrim pozitiv.

LEXO EDHE:  Tensionet në Kuvend/ Leskaj përjashton Flamur Nokën

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku i Vorës i dënuar në Greqi/ Bardhi-Ramës: “Mos bëj sikur s’dëgjon”

“PD nuk do të marrë atë që nuk është e saj. PD ka qenë “fair” ka dhënë dhe ka marrë me të tjerët. Dy rrugë ka, ose do të shkrihen partitë e vogla ose do të përfaqësohen në elektorat”, tha mes të tjerash Mediu.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Mbërrijnë në Tiranë ekspertët e OSBE/ ODIHR

Publikuar

-

Nga

Ekspertët e OSBE/ ODIHR kanë mbërritur sot në Tiranë.

Ashtu siç ishte lajmëruar, ata do të asistojnë në tyrezën katër palëshe të reformës, ndërsa do të ndërhyjnë në pikat ku palët nuk bien ndakort.

Ekspertët pritet të zhvillojnë dhe një takim me grupin e punës të kësaj reforme, pasditen e sotme, në orën 17:00, për t’u informuar në lidhje me ecurinë e deritanishme të draftimit të reformës./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Pezullimi nga detyra/ Malaj paralajmëron Ramën: “Do ta çoj në gjyq! Nuk është betejë për karrige”

LEXO EDHE:  Kajmaku ka zhvatur 2.6 milion euro/ PD thellon akuzat

 

LEXO TE PLOTE