LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fuga dhe Veliaj kërkojnë kontrollin e AMA-s/ "Banda" e këshilltarëve vërsulet në garë

11 Shkurt 2020, 15:49, Politikë CNA
Fuga dhe Veliaj kërkojnë kontrollin e AMA-s/ "Banda" e

Zgjedhja e kryetarit të ri të Autoritet të Mediave Audiovizive ka nisur dhe po vazhdon me shkeljen e ligjit nga ana e mazhorancës socialiste.

Sot në Komisionin e Medias në Kuvend kanë mbërritur 4 emra të propozuar nga Partia Socialiste.

Maklen Misha, Denis Dedej, Edvin Kukunja dhe Fatjon Hoxhalli janë kandidatët të cilët janë propozuar nga PS-ja, shkruan Syri dhe thekson se të gjithë kandidatet janë në shkelje te ligjit.

Të gjithë emrat e propozuar njihen për afërsinë me Erion Veliaj dhe Endri Fugën, pasi janë të gjithë njerëz që kanë punuar dhe janë promovuar politikisht nga të dy.

Por me ligjin për AMA-n të gjithë kandidatët e propozuar janë në shkelje të plotë të ligjit.

Sipas ligjit thuhet se kandidati për kryetar i AMA duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

10 vite eksperiencë pune

Nuk duhet të jetë anëtar partie/shoqate politike

Dhe të mos jetë kandidat për deputet në 2 zgjedhjet e fundit, kryetar Bashkie, anëtar i Kryeministrisë apo prefekt në 3 vitet e fundit.

Por të 4 kandidatët e PS-së i shkelin këto kushte.

1. Maklen Misha, këshilltar i Erion Veliaj, këshilltar politik i Olta Xhaçkës, djali i Pirro Mishës. Ky i fundit 5 vitet e shkuara anëtar i bordit të AMA-s.

2. Denis Dedej, drejtori i komunikimit në Bashkinë e Tiranës, nipi i Alfred Pezës.

3. Edvin Kukunja, këshilltar politik i Etilda Gjonajt në Ministrinë e Drejtësisë.

4. Fatjon Hoxhalli, këshilltar politik i Niko Peleshit në Kryeministri dhe Ministri të Bujqësisë.

Ky është rasti kur Rilindja tregon se kërkon të kapë me çdo kusht edhe institucionet e balancuara politikisht. Qëllimi janë gjobat, presioni dhe shantazhi ndaj medias.

Kandidimi i katër kamikazëve politikë me urdhër, tregon se Rama dhe Veliaj duan të kenë nën thundër median, e cila nuk po i nënshtrohet, kryesisht ato online.

Me ndryshimet e fundit ligjore dhe kapjen e AMA-s, Edi Rama kthehet në kryetar të komisionit të gjobave ndaj medias, detyrë me deligim që ja ka kaluar Fugës. Ky i fundit ka përgatitur listën e bandës së këshilltarëve politikë, të gjithë aktivistë dhe mbështetës të hapur të Partisë Socialiste.

Kapja e AMA- s dhe kandidimi i këshilltarëve të ministrave është tashmë fakt dhe vërteton edhe njëherë se kryeministri kërkon të kontrrollojë mediat kritike, duke i monitoruar dhe gjobitur ato me këshilltarët e kabinetit të tij.

Shumë shpejt mund të kemi Maklen Mishën kryetar te AMA-s, por defakto do jetë çifti Fuga-Veliaj si të deleguar të Ramës për të copëtuar dhe gjymtuar mediat kritike në vend./ CNA.al

Lajmet e fundit nga