LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Drejtësi për Ardit Gjoklajn!”/ Festa e Erion Veliajt pushtohet nga posterat

11 Shkurt 2020, 20:46, Politikë CNA
“Drejtësi për Ardit Gjoklajn!”/ Festa e Erion Veliajt

?Drejtësi për Arditin!? Kjo ishte thirrja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike që pushtoi sheshin “Nënë Tereza”gjatë aktivitetit të Bashkisë për 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet.

FRPD ka shpërndarë postera, ku kërkohet të zbardhet vdekja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, i cili u gjet i vdekur në sheshin e grumbullimit të mbeturinave të riciklimit, në landfillin e Sharrës, verën e vitit 2016.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ka publikuar pamjet nga aktiviteti, ndërsa thotë se për vdekjen e të riut duhet të hetohet kryebashkiaku Erion Veliaj.

?3 vite pas vdekjes tragjike të Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës, Erion Veliaj ende nuk hetohet, sepse drejtësia e re e Edi Ramës burgos të pamundurit dhe mbron qeveritarët e zhytur në krim dhe korrupsion.

Gjaku i Ardit Gjoklajt është thirrje për çdo të ri për të mos harruar. Ardit Gjoklaj është apel për reagim, për të zhdukur njëherë e përgjithmonë nga drejtimi i vendit këta politikanë që jeta e të tjereve për ta, vlen një grusht lekësh. Ne nuk do ta harrojmë kurrë Arditin! Pa vënë drejtësi për të, nuk do të ketë paqe në këtë vend?, thekson Këlliçi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga