LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncon "Fiks Fare"/ Rekomandimet për tek specialisti i jep farmacistja...

11 Shkurt 2020, 20:12, Denoncim CNA
Denoncon "Fiks Fare"/ Rekomandimet për tek specialisti i jep

Emisioni “Fiks Fare”  denoncoi Qendrën Shëndetësore Tërpan, ku pacientët për të marrë një rekomandim për te mjeku specialit, u duhej të shkonin te farmacia përball Spitalit Rajonal Berat.Marsela Stavri, mjeke e famijes e njëkohësisht drejtoreshë e Q.SH.  Tërpan nuk i rekomandonte  vetë pacientët e saj, por duke lënë disa rekomandime të vulosura në Farmaci?  Lina?, ku farmacistja i plotësonte në vend të mjekes edhe pse kjo është shkelje.

“Fiks Fare” udhëtoi përsëri drejt Tërpanit, për t?u interesuar pranë qendrës shëndetësore, ku mjeke familjeje e njëkohësisht drejtoreshë është Marsela Stavri.

Mjekja pranoi situatën, me pretendimin se  zona që ajo mbulonte , është zonë e thellë malore, e se banorëve u duhen shumë orë për të ardhur pranë qendrës, e më pas të shkojnë te specialisti. Ajo thotë se  kështu ka funksionuar edhe para se ajo të ishte mjeke në atë zonë, pasi farmacistja i njeh banorët, ishte e zonës. ? Unë nuk e di që është shkelje, e kemi bërë për të ndihmuar popullatën? -sqaroi mjekja.

Por edhe farmacistja pohoi të njëjtën arsye   se pse lëshonte rekomandime, kur u pyet nga “Fiksi”.

?Ti nuk e di çdo të thotë të ecësh nga 4 orë në këmbë për te qendra shëndetësor, për t?i ndihmuar e kam bërë, ta dija kështu nuk i ndihmoja fare? deklaroi ajo.

“Fiks Fare” iu drejtua Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor  Berat për  për të marrë një përgjigje për rastin.  Drejtori i NJVKSH , Artur Bani sqaroi se rekomandimet për te mjeku specialist lëshohen online nga mjeku i familjes, me përjashtim të rasteve, si zona e Tërpanit, ku shpeshherë ka probleme me internetin, pasi është zonë  malore. Ai thekson se rasti në fjalë është shkelje, e se duhet ngritur një grup punë për të verifikuar.? Masat administrative do t?ua vëmë në dispozicion  ? -përfundoi Artur Bani./ Top Channel

Lajmet e fundit nga