LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

11 Shkurt 2020, 21:04, Politikë CNA
Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në ?Tempora?, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

?Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t?i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,? theksoi Malaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga