Connect with Us

Bënin kërdinë me vjedhje në Itali/ Pranga tre grabitësve shqiptarë

Kronika

Bënin kërdinë me vjedhje në Itali/ Pranga tre grabitësve shqiptarë

Publikuar

-

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane si autorë të dyshuar të një sërë vjedhjes në zonën e Malcantone.

Sipas mediave italiane, tre shqiptarët e moshës 29, 31 dhe 38-vjeç, janë të gjithë me precedentë të mëparshëm penalë.

Operacioni për arrestimin e bandës së shqiptarëve nisi në fundin e vitit 2019, në Itali dhe Hungari.

Të tre ndërkohë janë ekstraduar dhe tani janë në paraburgim në Ticino.

LEXO EDHE:  Kreu i PS-së përfshihet në skandal/ Zbulohen provat

Akuzat që rëndojnë mbi shqiptarët janë për kryerjen e veprës penale “vjedhje të rënda kryer në bashkëpunim dhe tregtia e sendeve të vjedhura”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Skandali me lirimin e Vladimir Gjutës/ Përplasjet mes gjykatës së Fierit dhe Tiranës

Publikuar

-

Nga

Lirimi i Vladimir Gjutës nga burgu përplas gjykatën e Fierit me atë të Tiranës.

Në të njëjtën ditë, më 5 shkurt, Gjykata e Fierit dhe Gjykata e Tiranës, kanë dhënë dy vendime në kundërshtim me njëri-tjetrin, ndaj Vladimir Gjutës.

Sipas Report Tv, Gjykata e Fierit ka kërkuar që Gjuta t’i nënshtrohet regjimit 41 bis në burg, ndërsa e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.

Vendimi që është ekzekutuar është ai i Gjykatës së Tiranës, që i dha liri Gjutës.

LEXO EDHE:  Vodhi me dhunë biznesin në Korçë/ Kapet i dënuari me burg, ja emri

LEXO EDHE:  FNSH dhe policia hidhen në sulm/Kapen "të fortët" e Burrelit

Kujtojmë se paraditen e djeshme, Gjuta u arrestua sërish nga policia në Tiranë pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë pa leje me vete. Prokuroria e Tiranës ka nisur edhe një hetim pasuror të Gjutës.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me armë pranë selisë rozë/ Vladimir Gjutës i sekuestrohen shuma të mëdha parash dhe makina e blinduar

Publikuar

-

Nga

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me prokurorinë, nisi hetimin pasuror ndaj shtetasit Vladimir Gjuta

40-vjecari Vladimit Gjuta, i arrestuar një ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 3, pasi u kap me armë zjarri me vete dhe një shumë të madhe parash.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrugën “Çamëria”, rreth orës 08:45, të datës 10.02.2020, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Gj, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Në momentin e kapjes nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3, këtij shtetasi iu gjetën me vete një armë zjarri pistoletë me municon luftarak, një dorezë grushti metalike, si dhe një sasi e madhe parash në valutë dhe lekë shqiptare.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar dhe atë të Krimeve ndaj Jetës dhe Personit në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe sekuestruar edhe shuma të tjera parash.

LEXO EDHE:  Kreu i PS-së përfshihet në skandal/ Zbulohen provat

LEXO EDHE:  Vodhi me dhunë biznesin në Korçë/ Kapet i dënuari me burg, ja emri

Në total iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja.

Po gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. Gj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një mjet të blinduar autoveturë Audi A8, me të cilën qarkullonte ky shtetas.

Në vijim të veprimeve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur hetimi pasuror për shtetasin V. Gj.

Në përfundim të veprimeve, materialet iu referuan prokurorisë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

48 orë kohë për deklarimin e pasurisë/ Avokati i Shullazit: Është show

Publikuar

-

Nga

Pas ultimatumit të OFL për deklarimin e pasurisë, ka reaguar avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe.
Ai shprehet se klienti i tij nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme.

“Sipas meje ky është një show. Pasuria e klientit tim ka kaluar në sitën e ligjit Antimafia”, është shprehur avokati Meçe.

Sot, OFL i ka dërguar kërkesat për vetdeklarim dy të fortëve te Tiranës Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali.

LEXO EDHE:  U vjedh çantat me para dhe celularë turistëve në plazh/ Arrestohet pronari i varkave

LEXO EDHE:  Kreu i PS-së përfshihet në skandal/ Zbulohen provat

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE