Connect with Us

Arta Dade nuk pranon të këshillojë Ramën/ Tregon defektin e Kryeministrit

Politikë

Arta Dade nuk pranon të këshillojë Ramën/ Tregon defektin e Kryeministrit

Publikuar

-

Ish ministrja e Jashme, Arta Dade, ka folur për takimin e kryeministrit, Edi Rama me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Dade tha se e rëndësishme është që dy vendet duhet të bashkëpunojnë  dhe të venë në zbatim marrëveshjet.

Teksa iu kërkua në studion e TV “Abc News” të japë një këshillë për Ramën, ish ministrja socialiste vuri në pah një defekt të Kryeministrit.

“ Unë nuk besoj se ai merr në konsideratë këshillat e të tjerëve që janë me përvojë. Unë kam qenë ministre e Jashtëme me Majkon dhe Metën, kryeministra. Besoj se Nano dëgjonte më shumë dhe ishte më i ditur në fushën e politikës së Jashtme se Kryeministri aktual. Ka shumë kufizime në këtë fushë dhe po të mos ishte shumë gjëra do të ishin zhbllokuar”, deklaroi ajo.

Teksa foli për bashkëpunimin rajonal, Dade tha se Serbia ka shkelur marrëveshjen dypalëshe dhe ligjin ndërkombëtar duke bërë këtë fushatë agresive kundër Kosovës.

LEXO EDHE:  Bushati korrigjon Ramën/Nuk janë zgjedhje mes Juventus-Barcelona, por …!

Socialistja kritikoi kreun e qeverisë për marrëdhëniet e tensionuara me Kosovën pas marrëveshjes së Mini-Shengenit Ballkanik.

“Unë pata  një takim me disa të rinj dhe thonin çfarë ka ndodhur me kryeministrin e Shqipërisë, se Rama e ka izoluar Kosovën. I fundit fare është procesi i Berlinit që është edhe Kosova, ne s’kemi pse të marrim pjesë ku Kosova është e përjashtuar. Paraprakisht bisedohet me të gjithë aktorët shqiptarë. Nëse kryeministri i Shqipërisë cilido që të jetë nuk merret në konsideratë, madje është dhe një nga kërkesat që ka Kushtetuta, nisur nga kjo është edhe etike që kur ti ndërmerr një hap që ka të bëjë me bashkëpunimin rajonal, sepse ti je vendi më i thjeshtë për një etikë dhe që kombi shqiptar është një dhe i pandarë, këtë nuk po e them unë për herë të parë”, theksoi ajo./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga Komisioneri për Zgjerim

Publikuar

-

Nga

Vendimi negativ për negociatat/ Vjen reagimi nga komisioneri për Zgjerim

Komisioneri për zgjerimi, Oliver Varhelyi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, pasi ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një postim në Tëitter, Varhelyi thotë se të dy vendet, si Shqipëria edhe Maqedonia  e Veriut, kanë bërë përparim të dukshëm.

Ai thekson se do të punohet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, për të dy vendet, brenda vitit 2021.

LEXO EDHE:  Kë do çojë në burg Vettingu?!/Rama jep përgjigjen nga Durrësi

LEXO EDHE:  Habit këshilltari i Metës/Edi Rama 2 metra distancë nga drama!

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është bërë shumë gjatë muajve të kaluar, ku është arritur një përparim i dukshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë që në vitin 2021 të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një çështje me përparësi”, shkruan Varhelyi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vera nuk do jetë e qetë”/ Fuga: Nën dhe luhen tensione dhe negociata të mëdha

Publikuar

-

Nga

Bangladeshi kërkonte puntorë shqiptarë/ Fuga ironizin Ramën: Njerëz babaxhanë thoshin për ne, s’duan të drejta!

Akademiku Artan Fuga ka bërë një parlajmërim të fortë, teksa ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Fuga tha se vera nuk do të jetë e qetë, pasi pretendon se do të kemi shumë “ankthe” derisa opozita të vedosë së çfarë do të bëjë me mandatet e deputetëve.

“Është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. Është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në GJK për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse presidenti i republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për t’ia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force”, u shpreh ai në News 24.

LEXO EDHE:  Habit këshilltari i Metës/Edi Rama 2 metra distancë nga drama!

LEXO EDHE:  A do të ketë marrëveshje mes Bashës dhe Ramës?/ Përgjigjet Sali Berisha

Sipas tij, nën dhe luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca dhe konflikte të mëdha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Publikuar

-

Nga

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca thotë se reforma në drejtësi do të kërkojë të paktën edhe pesë vite të tjera kohë. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ballanca tha se reforma duhet të kishte një qasje tjetër në mënyrë që të ishte funksionale brenda afateve kushtetuese.

“Unë e kam thënë që para katër vitesh që kjo reformë duhet të kishte një qasje tjetër. Unë mendoj se aktualisht është e pamundur…Ne dhe për pesë vite të tjera nuk do të kemi një sistem drejtësie funksional, minimalisht.”

Po çfarë do të ndodh pas 5 vitesh?

LEXO EDHE:  A do të ketë marrëveshje mes Bashës dhe Ramës?/ Përgjigjet Sali Berisha

LEXO EDHE:  Kuotat gjinore/ Arta Dade: Liderët zgjedhin të preferuarat e tyre

” Pastaj shpresojmë që do të funksionojë nëse të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Që do të thotë që të gjithë gjyqtarët e rinj që do të emërohen do të kenë hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga qasja korruptive në sistemin e drejtësisë.” – tha Ballanca në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE