LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasadorja e SHBA në selinë e LSI/ Kryemadhi zbulon diskutimet

11 Shkurt 2020, 11:34, Politikë CNA
Ambasadorja e SHBA në selinë e LSI/ Kryemadhi zbulon diskutimet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me ambasadoren amerikane, Yuri Kim

Kryemadhi bën me dije se ka shprehur mbështetjen e plotë për 3 prioritetet e Ambasadores Yuri Kim në Shqipëri, në fushën e sigurisë, në fushën e forcimit demokratik si dhe në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe të zhvillimit, për të cilat LSI ndan të njëjtin vizion dhe të njëjtin vlerësim.

?Vlerësoj në mënyrë të veçantë theksin në prioritetet e bashkëpunimit ekonomik të cilat janë domosdoshmëri që vendit t’i kthehet një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe të ofrojë punësim, veçanërisht për rininë. Vlerësova gjithashtu mbështetjen e pakufizuar që SHBA jep për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe përkrahjen e vazhdueshme për realizimin e reformave që kërkon axhenda jonë e integrimit?, shkruan Kryemadhi.

Më tej ajo shprehet se ndanë bindjen e përbashkët që përfundimi sa më i shpejtë i reformës zgjedhore sipas standarteve të OSBE/ODIHR është i një rëndësie prioritare./CNA.al

Lajmet e fundit nga