LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Kryemadhit

11 Shkurt 2020, 09:29, Politikë CNA
Ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Kryemadhit

Ambasadorja e re e SHBA në vendin tonë,Yuri Kim, zhvillon sot një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas mbërritjes në Shqipëri ku nisi misionin diplomatik në krye të ambasadës së SHBA-së, Kim ka pasur ditë intensive me takime me figura të poltikës, apo dhe me drejtuesit me të lartë të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Dje ambasadorja pati një takim me Ministren e Arsimit Besa Shahini së cilës i dhuroi një glob të gdhendur me logon e programit Fulbright, në nder të marrëveshjes që u nënshkrua midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në shtator të 2019-ës, e cila do tu japë më shumë studentëve shqiptarë mundësinë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara me bursën Fulbright.

Ndërkaq, në  orën 15:00, pritet të ketë një tjetër takim me kryetaren e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga