LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

100 vjet kryeqytet/ Basha përulet para tiranasve të vjetër

11 Shkurt 2020, 18:39, Politikë CNA
100 vjet kryeqytet/ Basha përulet para tiranasve të vjetër

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar për 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.

Basha deklaron se mirënjohja e parë me përulësi i takon komunitetit autokton të Tiranës që me shpirtgjerësi të pashembullt dhe me qytetari legjendare, mundësoi që ky qytet të rritet, të zhvillohet dhe të kthehet në vatër të të gjithë shqiptarëve, të rinisë dhe shpresave të gjithë kombit.

?Tirana mbajti mbi supet e saj pesha të rënda në kohë të vështira. Familjet e mëdha të Tiranës hapën dyert dhe zemrat për shumë prej shqiptarëve të dëbuar nga trojet stërgyshërore, dhe për këdo që kërkoi dhe gjeti shanset për një jetë më të mirë pas rrëzimit të regjimit komunist.

Qendra ekonomike, kulturore dhe shoqërore e Shqipërisë, mbetet sot zemreku i kombit ku ngërthehet shpresa dhe besimi i shqiptarëve për një të nesërme më të mirë?, shprehet lideri i demokratëve.

Basha kërkon bekimin e zotit për Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët./ CNA.al

Lajmet e fundit nga