LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Durrës/ 42-vjeçari u plagos nga hajduti

10 Shkurt 2020, 21:04, Kronika CNA
Zbardhet dinamika e ngjarjes në Durrës/ 42-vjeçari u plagos nga

Policia ka zbardhur detaje të reja, për ngjarjen në Durrës ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 42 vjeçar.

Sipas njoftimit, autori i plagosjes kishte shkuar në banesën e vëllait të të plagosur për të grabitur.

Pasi Rexhep Terziu dëgjoi zhurma, shkoi për të vëzhguar, duke u përballur me autorin, i cili ka qëlluar me armë zjarri, ku një nga plumbat e ka kapur në pjesën e këmbës.

?Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R.T.

Në tentativë për të vjedhur por që është  diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën të zotin e  banesës shtetasin R.T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi nuk ka mundur të kryejë vjedhjen por është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë kanë mburritur menjëherë në vendngjarje, dhe vijon krehja e zonës për të  bërë të mundur kapjen e autorit

Janë ngritur pika kontrolli dhe me lëvizje për të kontrolluar dhe identifikuar personat e dyshuar.

Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje ku po administron çdo provë sado të vlefshme që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit  dhe kapjes së autorit.?, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga