LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U prodhua në 2019-ën/ Në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera “Spirit of Discovery”

10 Shkurt 2020, 13:25, Aktualitet CNA
U prodhua në 2019-ën/ Në Portin e Durrësit do të

Për herë të parë në Portin e Durrësit do të mbërrijë Krociera M/V ?Spirit of Discovery.
Krociera M/V ?Spirit of Discovery ka këto të dhëna: Lundron nën flamurin e Britanisë së Bashkuar, është prodhuar në vitin 2019, ka një gjatësi prej 236.71 m dhe gjerësi 31.2 m, GT- 58199.

Pas diskutimeve dhe analizës, ndërmjet Kapitenerisë së Portit Durrës, Kompanive të Rimorkimit, Pilotimit, Ormexhimit dhe Agjensise Adetare, u lejua dhe u pranua Njoftimi i Mbërritjes së Krocerës M/V ?Spirit of Discovery në daten 09,05,2020 në Portin e Durresit.

?Është risi për portin e Durrësit që vjen një kroçierë e cila është prodhuar vetëm përpara një viti.
Shqipëria nuk është pikë kalimi por është destinacioni turistik i turistëve të huaj?, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme detare./CNA.al

Lajmet e fundit nga