LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U gjet i vdekur në burgun francez/ Tronditin familjarët e Mentor Rexhës: E kanë nxirë e dërrmuar

10 Shkurt 2020, 10:46, Kronika CNA
U gjet i vdekur në burgun francez/ Tronditin familjarët e Mentor

Mentor Rexha është i riu që u gjet disa ditë më parë i pajetë në një burg të Francës dhe që autoritetet e këtij shteti deklaruan se është vetëvrarë.

Por familjarët e të riut nga Lezha që banonte prej vitesh në Shkodër, ngrenë akuza se këtu fshihet diçka më e madhe, pasi deklarojnë se djali i tyre ka shenja dhune në trup.

Ata pretendojnë se 36-vjeçari është vrarë nga persona të tjerë. Në familjen e Mentor Rexhës janë hapur dyert e mortit, ndërsa nëna e viktimës, Rukine Rexha i ka bërë apel publik  shtetit për zbardhjen e ngajrjes.

“Djalin ma kanë mbytur dhe haber s’na kanë sjellë. S?kemi marrë asnjë lloj lajmi. Djali  im nuk është varur, por e kanë mbytur. Është me shenja dhe e ka verifikuar motra e vet dhe e ka gjetur të shtypur dhe të vrarë. Lajmin e kemi marrë vesh shumë vonë, kur na ka lajmëruar shoku i vet që ka hëngër bukë me të. Kishte një vit, ka shkuar në Francë për një jetë më të mirë. Dyshohet se kishte djeg makinat, e kanë arrestuar kur po fliste me vëllanë e vet. S’është e vërtetë që  ka vrarë veten, kishte 6 muaj në burg. Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi. Javën e kaluar ka folur me vëllanë. Kërkoj të drejtën e djalit tim, i lutem ministrit dhe kryeministrit që nëse kanë fëmijë, të ma sjellin djalin në shtëpi. Të bëjnë çmos se djalin ma kanë mbytur. E kanë bërë me zor me firmosur vajzën, por s’ka pranuar. E kanë nxirë, e kanë dërrmuar. Nuk është e vërtetë që djali im është vrarë. Ka shenja dhune. I lutem shumë që të ma sjellin djalin te shtëpia”, thotë ajo.

Ndërkohë djali i xhaxhait Selaudin Rexha, deklaron se Ambasada shqiptare në Francë nuk i është përgjigjur.

?Ambasada shqiptare në Francë nuk na është përgjigjur, por na është shprehur në mënyrë absurde kur i kemi kërkuar ndihmë dhe të gjitha veprimet janë duke i kryer vëllai i viktimës me të motrën e tij. Akuzat ndaj kushëririt tim janë të pavërteta. Ky është rasti i 5 i shqiptarëve që vriten në burg dhe dy janë nga Shkodra ndërkohë që shteti hesht, ndërkohë që po të ishin nga ndonjë shtet tjetër reagimi do ishte i madh?, shprehet Selaudini./ CNA.al

Lajmet e fundit nga