LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të hynte me forcë në selinë e PS me armë në dorë/ Detaje nga shoqërimi i Gjutës

10 Shkurt 2020, 09:35, Kronika CNA
Tentoi të hynte me forcë në selinë e PS me armë në

Dalin detajet e para nga shoqërimi i Vladimir Gjutës në selinë e  PS-së.

Mësohet se Gjuta kishte tentuar të hynte me forcë brenda selisë në momentin që kryeministri Edi Rama po mbante një mbledhje me kryesinë e PS-së.

Ai ishte i pajisur me një armë tip pistoletë, të cilën e kishte të mbushur dhe gati për të qëlluar.

Fatmirësisht garda ka ndërhyrë menjëherë duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme dhe më pas e kanë dorëzuar Gjutën te blutë, sapo këta të fundit kanë mbërritur në seli.

Ngjarja ende nuk është konfirmuar nga policia, ndërsa pritet një njoftim zyrtar.

Kujtojmë se Vladimir Gjuta është një emër i njohur për policinë, duke qenë se vetëm 5 ditë më parë u lirua nga burgu, pasi akuzohej se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, të cilit i kishte thyer dhëmbët dhe i kishte dëmtuar njërin sy. Personi që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.

Kujtojmë se Vladimir Gjuta është arrestuar edhe me herët si autor i vendosjes së tritolit tek farmacia e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga