LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spekulimet për arrestimin e Gjutës para selisë rozë/ “U pagua 120 mijë euro për të bërë zhurmë”

10 Shkurt 2020, 20:55, Politikë CNA
Spekulimet për arrestimin e Gjutës para selisë rozë/

Deklarata të forta janë bërë mbrëmjen e sotme, pas arrestimit të Vladimir Gjutës me armë dhe para jashtë selisë rozë, në kohën kur kryeministri Edi Rama po mbante një mbledhje me kryesinë e PS.

Moderatori Arian Çani tha në emisionin ?Open? se kishte dëgjuar se dorezën që policia i kishte sekuestruar Gjutës, ky i fundit e ka pasur për numrin dy të PS-së Taulant Ballën.

Por Çani deklaroi se kjo nuk është e vërtetuar dhe se këtë e kishte dëgjuar nga njerëzit. NJë tjetër aludim është ngritur nga ish-ministri  i Drejtësisë Ylli Manjani.

?Kam dëgjuar se është paguar 120 mijë euro për të bërë këtë zhurmën që po vret kryeministrin. Ka shumë spekulime?, nënvizoi Manjani.

Ende nuk është mësuar se cila ka qenë në të vërtetë arsyeja që Gjuta ka shkuar i armatosur në sëlinë e PS-së, ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga