Connect with Us

Soreca prezanton metodologjinë e re për zgjerim/ Optimist për hapjen e negociatave në pranverë

Politikë

Soreca prezanton metodologjinë e re për zgjerim/ Optimist për hapjen e negociatave në pranverë

Publikuar

-

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca prezantoi sot metodologjinë e re për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Gjatë një deklarate për shtyp, Soreca përmendi mos hapjen e negociatave të Shqipërisë në tetorin e vitit që lam pas. Ambasadori tha se ndonëse të gjithë ishin shprehur pro hapjes së negociatave, kjo gjë nuk ndodhi, ndaj dhe theksoi se kanë reflektuar për të gjetur arsyen.

Sipas tij, metodologjia e re për zgjerim do të sqarojë kushtet për të mos pasur probleme me asnjë shtet që kandidon për t’iu bashkuar familjes së BE-së.

“Ne duam të krijojmë besimin e fortë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë dhe BE. Me këtë metodologji të re, udhëheqësit e BE do të kenë një debat në vit me ecurinë që do kenë bërë këto vende. Një element tjetër i rëndësishëm është se BE do i përfshijë më shumë shtetet anëtare lidhur me ecurinë. Ekspertët e shteteve anëtare do jenë pjesë e të gjitha ekipeve që do vijnë të bëjnë vlerësimin, së bashku me zyrtarët e BE. Shtetet anëtare do kenë mundësi të ndjejnë pronësi mbi ato rezultate që do nxjerrin vetë zyrtarët e tyre. Do të sqarojmë qartë kushtet, që të mos ketë vagullësi me mënyrën se si do të gjykohet një shtet kandidat. Ne do të shkojmë me hollësi kriteret dhe kushte. Grupime të kapitujve të ndryshme, 6  kapituj  me 35 fusha të ndryshme. Puna do jetë më dinamike”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Akuza e deputetes socialiste/ "Opozita ka prishur imazhin e Shqipërisë"

Soreca paralajmëroi se nëse do ketë hapa pas nga shtetet kandiduese, BE mund t’i pezullojë negociatat. Ambasadori u shpreh për hapjen e negociatave të Shqipërisë, teksa deklaroi se shpreson që kjo të ndodhë në pranverë.

“Është bërë një thirrje e fortë nga shtetet anëtare, që të kenë mundësi ta kthejnë pas procesin e negocimit, në rast se do të ketë hapa pas Pra, do të ketë edhe veprim nga BE. BE do të mund të pezullojë, madje edhe të ndalojë negociatat, nëse do të jetë e nevojshme. Kjo metodologji po diskutohet me shtetet anëtare dhe kemi besim se i përmbush të gjitha kërkesat e shteteve anëtare, në veçanti të atyre që ishin hezituese në tetor. Në këtë mënyrë, besoj se do jemi duke ecur në rrugën e duhur, në lidhje me çeljen e negociatave në pranverë”, tha Soreca./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Spaho i publikon videon Ramës/ “Shqiptarët duan ndryshim”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama ku sulmon opozitën për deklaratat e tyre dhe akuzat për krimin e lidhur me pushtetin.

Spaho thotë se Rama është i pabesueshëm, ndërsa e akuzon këtë të fundit si pjellën e krimit dhe avokatin më besnik të kriminelëve më të rrezikshëm të vendit.

“Edi Rama i bëri trafikantët e drogës, vrasësit, përdhunuesit, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të rëndësishëm në qeverisjen e vet të kriminalizuar. Është kaq hipokrit me të ashtuquajturin ligj antiKÇK, saç ishte dje, kur mbronte kriminelët e tij nga ligji i dekriminalizimit dhe kur mohonte se më Shqipëri nuk mbillej kanabis.

Edi Rama është i pabesueshëm dhe i dështuar në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij. Është ai që u ka dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi,  që vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista”, shkruan ai në një postim në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  “Çfarë e pengon integrimin në BE?”/ Paskal Milo zbulon arsyet

LEXO EDHE:  Në Tiranë për të zgjidhur krizën?/ Kush është Katja Leiker, negociatorja e Berlinit

Demokrati deklaron se shqiptarët duan ndryshim dhe të vetmen rrugë për të luftuar krimin e organizuar quan largimin e Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë”/ Vasili: Krevati i gjumit të tij është plot me…

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ngritur akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Vasili shprehet se “Balla fle me kryebashkiakë kriminelë dhe krevati i tij është plot me zorra qorrë të krimit.”

“Balla fle me kryebashkiakët kriminelë dhe u dashka të rrinë të tjerët pa gjumë për të.
Krevati i gjumit të Ballës është plot me nga këta zorra qorre të krimit. Durim …..vetëm disa kanë dalë sheshit.Të tjerë priten. Është tufë e madhe”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albin Kurti vizitë të shkurtër nesër në Tiranë/ “Injoron” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë nesër vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, pas marrjes së detyrës.

Mësohet se Kurti do të mbërrijë në orën 9:00 të mëngjesit në Tiranë dhe do të qëndrojë vetëm tre orë.

Raportohet se kryeministri i Kosovës do të mbajë takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Mësohet se Kurti do të pritet me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Kongreseve nga Rama, me të cilin më pas do të mabjë një takim kokë më kokë dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

LEXO EDHE:  Akuza e deputetes socialiste/ “Opozita ka prishur imazhin e Shqipërisë”

LEXO EDHE:  Në Tiranë për të zgjidhur krizën?/ Kush është Katja Leiker, negociatorja e Berlinit

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE