LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Soreca për paketën Anti-KÇK/ "Po e monitorojmë, duhen respektuar të drejtat e personave të përfshirë"

10 Shkurt 2020, 12:30, Politikë CNA
Soreca për paketën Anti-KÇK/ "Po e monitorojmë, duhen

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca gjatë një dekklarate për shtyp ka folur për paketën Anti-KÇK dhe për luftën kundër krimit të organizuar.

Soreca deklaroi se kjo paketë ka një synim të mirë për të ndjekur paranë, por theksoi se shpreson që të zbatohet siç është ligji.

Ai bëri të ditur se po monitoron dhe shikon nga afër të gjithë hapat që OFL po hedh, ndërsa tha se duhen respektuar të drejtat e personave që janë subjekt i hetimit.

?Ne monitorojmë informacionin që ekziston për të kutpuar nëse përshembull, nëse të drejtat e personave të përfshirë në këtë çështje nuk respektohen, pra ky është një element që deri më tani nuk ka ndodhur, por ne presim të respektohen të drejtat e tyre. Ky është një ligj i rëndësishëm, i cili duhet të vihet në zbatim në përputhje me të gjitha kriteret e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës?, deklaroi ambasadori Soreca./ CNA.al

Lajmet e fundit nga